Dy persona kanë rënë në pranga pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe pas kapjes e kontrollit u gjendet në mjet 3.20 gr lëndë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që drejtuesi i mjetit rezulton pa leje drejtimi.
Policia e Lezhës ka bërë me dije se dje janë arrestuar shtetasit:
– Ardit Tirja, 22 vjeç, banues në Kurbin
– Leo Meta, 25 vjeç , banues në Krujë
Këta 2 shtetas duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ku drejtues ishte shtetasi Ardit Tirja dhe pasagjer Leo Meta, në qytetin e Laçit, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për tu ndaluar.
Pasi janë kapur dhe ndaluar më pas nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit, në xhepin e pasagjerit, është gjetur dhe sekuestruar 3.20 gr. lëndë bimore e dyshuar narkotike kanabis në dy qese farmaceutike si dhe drejtuesi i mjetit shtetasi Ardit Tirja nuk kishte leje drejtimi.
Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit së policisë së rendit publik”.