Nuk iu hap parashuta, 18 vjeçarja dhe instruktori i saj vdiqën pasi u hodhën nga fluturakja në SHBA

20.07.2020 23:05:40

Një vajzë 18 vjeçare nga SHBA-ja si dhe instruktori i saj, ndërruan jetë pas hedhjes me parashutë në Georgia.

Sipas mediave të huaja, Jeanna Triplicata dhe instruktori i saj me përvojë, ndërruan jetë të dielën, kur diçka nuk shkoi mirë me kërcimin e tyre në qytetin e Thomaston.

Jeanna Triplicata turned 18 in May, graduated high school and had her sights set on college.

“Ne prisnim që ajo të zbarkonte në tokë, dhe të flisnim me të. Është kaq e rëndë për ne”, tha babai i saj për CNN.

Bëhet e ditur se 18 vjeçarja si dhe instruktori i saj Nick Esposito, 35 vjeç, vdiqën të dy në vendin e ngjarjes, thanë autoritetet.

Ndërkohë policia është duke e hetuar incidentin.

“Pas kërcimit nga fluturakja, parashuta dështoi të hapet siç duhet dhe u fut në një rrotullim”, tha polici i rajonit Dan Kilgore.

"We're a close family -- not a big family, but we're very close," Joey Triplicata said.

“Parashuta e urgjencës nuk u hap plotësisht”, shtoi ai.

Kilgore potencoi se Esposito ishte një zhytës me përvojë dhe një punonjës i Skydive Atlanta, me qendër në Aeroportin e Qarkut Thomaston-Upson, rreth 60 milje në jug të Atlantas.

Jeanna and her grandmother, Renee Sands, went skydiving together.

Në vitin 2019, pati 15 aksidente fatale në SHBA me rreth 3.3 milionë kërcime, sipas Shoqatës së Parashutistëve në vend.