Nuk jam burrë po jam grue/ Vargje nga Shukrije Gashi

22.11.2020 12:45:10
NUK JAM BURRË PO JAM GRUE
(21.11.2012)
Hej ju burra çka jeni hutue
Shote Galica me thonë mue
nuk jam burrë po JAM GRUE,
nacallnikun e kam shitu
n’lule t’ballit ia kam numrue
Nanë Kosova m’ka lindë mue
amanetin n’ven e kam çue
krejt Shqypninë pa e çlirue
nuk ka pushkë që me rrxonë mue
Nuk jam burrë po JAM GRUE
N’ katërdhet akcione kam luftue
N’ FushëKruj fortë jam ngushtu
kur municioni m’u ka marue
me jetima jam qëllue
për Shqypni hej jam flijue
Zogu i Zi qoftë mallkue
nje copë bukë s’ma ka dhanë mue
veç jetimat me i pshtue
Nuk jam burre hej po JAM GRUE
Nuk ka kohë që më vret mue
Veç JU VLLAZEN M’KENI HARRUE
Jam Kosova e larë me gjak
Dy-mije vjet lule n’bajrak
Nuk jam burrë hej po JAM GRUE
SHOTE GALICA më thonë mue
N’ Mitrovicë prap jam msy me shku
Bacën Isë me taku kam do fjalë me ja thanë
dheu mrena nuk do me m’ lanë
pa i ra Ibrit anë për anë
Jam SHQYPNIA E ILIRSË
N’log t’mejdanit i dalë burrnisë
Nuk jam burrë po JAM GRUE me u koritë
nuk jam mësue
me luftue ia kam zanat
jam me MOTRA nuk jam e ngratë…!
Sqarim
Me rastin e shënimit të ditës kunder eleminimit të dhunës ndaj grave, sepse dhunë është edhe kur heronjeve, në këtë rast heroinave qe flijuan jeten për bëmat kombetare, nuk u a njehe dhe pranon publikisht meritat e luftes, ashtu siç po ndodhë tash sa vjet në Kosovë me grate dhe vajzat, emrat e të cilave janë permendur tek-tuk, por jo edhe të ngriten permendore për to. Per t’i nderuar të gjitha heroinat shqiptare, sot e shkruajta një poemë apo më mirë thenë një këngë me një stil ritmik dhe gjuhë popullore. Këtë poemë n’ stilë të kangës folklorike, nonese nuk është stil i imi, por kështu e kuptojnë me lehte të gjithë mesazhin tim, ia kam kushtuar heroinës tonë të madhe, Shote Galicës, e cila luftoi krah per krah me burra per 12 vjet, pa u trembur dhe terhequr asnjehere. Ajo u shqua për shkathtësitë e saj luftarake dhe trimëri, duke e vrarë edhe një “Naqallnik”. Dhe kur i vdiq bashkeshorit i saj, luftari i madh Azem Galica, bashkë me disa jetima, femi të shokeve të verare, ajo shkoi në Shqypni, në Fushe Kruj, më shprese se do të gjente përkrahje për strehimin dhe mbikeqyrejn e tyre, ngase ajo deshironte qe te kthehej ne front për ta vazhduar luftën, por atje gjeti vetem zhgenjim dhe braktisje. Qeveria e Zogut, nuk i ofroi asnjë ndihem. Atje ajo vdiq në mjerim te plotë ne fund te vitit 1926. I vetmi nderim qe iu be figures se saj te ndritur, qe permendorja qe iu ngrite ne kohen e socializmit, si dhe këngët qe u kënduan për të nga këngetarët më të mirë të kohës. Kurse gjatë “demoracise” edhe ajo përmendore u rrënua, dhe për te nuk u kujdes më kurrë as paria kombëtare e Shqypnisë, e madje as edhe e Kosovës. Mbase kjo poemë me stil popullor do t’ua preke ndergjegjen burrave të Kosovës, per ta ngjallur atë ne lapidar, ashtu siç e meriton. Kurse NE GRATE DHE MOTRAT gjithandej Shqypnisë nuk e harrojmë kurrë. Edhe kjo mospërfillje e meritave të luftës tregone se ka shkelje gjinore ndaj grave. Uroj të jem gabuar dhe qe asaj ne vazhden e manifestimeve të nëntorit t’i ngritet një lapidar!
I lus të gjithë ata qe merren me shkrime dhe këngë qe mos ta keqpërdorin dhe as ta përdorin kete tekst, pa pelqim dhe marreveshje paraprake me mua.