NUK KA GJË MË TË DHIMSHME E MË JONJERËZORE SE KUR INTELEKTUALI BËHËT ARGAT I TË KEQES !

18.10.2020 19:43:58
Ahmet Asani
Nuk habitem nga te paditurit, sepse njeriu flet dhe vepron ashtu si di e sa di, por kur nje intelektual luan rolin e të paditurit dhe behet sikur nuk i kupton gjerat ose hesht kur duhet te flas, kur nje intelektual ia mba anen dhunës e të keqes, ështê teper e dhimshme, është tepër jonjerëzore!
Nuk ka njeri me ide demokratike e perparimtare që mund të jetë kunder te majtës demokratike pluraliste, kunder të majtes antidhunë, kunder të majtës Europjane e perëndimore! Por, përderisa me të majten e dhunshme Jakobiniste e Robespieriste Europa i ka ndarë hesapet qysh gjatë revolucionit francez, qysh gjatë Komunës sê Parisit kur Robespieristet u bene me te zi se monarkistët, ishte lindja me qender në Moskên Ruse ajo e cila e perqafoi formën e nderrimit të sistemeve e pushteteve e me dhunë!
Ne Shqiperi ishin disa që mbanin zi per vdekjen e “Harzerti Leninit”, disa qe bashkë me vëllezerit e tyre serb e rus ia shtruan komunizmit rrugën me dafina e hurma, disa që diktatorin Enver Hoxha dhe shokët e tij i quajtën “bijë të shekullit të ri” dhe jo vetem kaq por te keqes i duartrokiten e brohoriten me gurmaz: “Hosanna o çliro’njës, Mesi, hosanna…”!
Dhe kur të tilleve qe mendojnë se Robespieri i Parisit, Lenini e Stalini i Moskës dhe Enveri i Tiranës e kishin mirë, intelektuali i sotit u behet argat, ështê teper e dhimshme është tepër jonjerëzore! Dhe kur mu ketyre që deri dje haptazi valuan flamujtë e internacionales kur komunizmi po binte, mu ketyre që ishin edhe kunder çdo fryme revizioniste e çdo revizioni (ndryshimi) të idesë komuniste, mu ketyre që ne shtepitë e tyre ende perkulen para fotografive të klasikeve te dhunës marksiste-leniniste, intelektuali ua mbanë ison, ështê teper e dhimshme eshte teper jonjerëzore!