Nuk ka më pritje të mërzitshme në kufi, kjo është gjendja atje

25.12.2018 22:00:19

Gjitha pikat kufitare në Kosovë janë të hapur dhe nuk ka asnjë problem për qarkullim.

Gjatë  ditëve të kaluara në pikat kufitare të Kosovës, e sidomos atë me Serbinë, ka pasur pritje të gjatë dhe të mërzitshme.

Mirëpo, sot vjen një lajm i mirë, gjatë vikendit dhe ditës së djeshme, sot nuk ka pritje në asnjë pikë kufitare.

Sipas të dhënave nga pikat kufitare në Merdare pritjet për të hyrë në Kosovë ishin deri në dy orë, kurse tek pika kufitare Dheu i Bardhë ato shkonin mbi një orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, njofton sot se pritjet më të gjata kanë qenë 20 minuta.

“Han të Elezit pritet nga 10 deri në 20 minuta, kurse në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, pritet nga 5 deri në 10 minuta”, thuhet në njoftimin e QKMK.