Nuk kalon propozimi i qeverisë për anëtarët e ZRRE-së

23.01.2018 14:11:30
Në Komisionin për Zhvillimin Ekonomik nuk kaluan emrat e dërguar nga qeveria për anëtarë të ZRRE-së.

Propozimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e gjashtë anëtarëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë nuk kaloi në Komisionin për Legjislacion.

Katër anëtarë të komisionit votuan kundër, dy për, e një abstenoi.

Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha-Shala tha se Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është jofunksional që nga prilli i vitit 2017.

Ajo përmendi emrat e propozuar nga qeveria për anëtarë të këtij bordi.

Qeveria,sipas Sala Berisha-Shalës kishte ddërguar në komision emrat e Bekim Jakupit, Fadil Ismajlit, Naim Sahitit, Skender Bujës, Izet Rushitit e Selman Hotit.

Para se të shqyrtohej ky propozim i qeverisë, në komision raportoi ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.