Nuk mbahet mbledhja e qeverisë e paraparë për sot

Nuk mbahet mbledhja e qeverisë e paraparë për sot

09.06.2017 13:57:03

 Zyra e Qeverisë për komunikim me media ka njoftuar edhe zyrtarisht se mbledhja e qeverisë është shtyrë për shkak të mos pranimit të disa ministrave që duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës.

Njoftimi zyrtar i dërguar nga zyra për komunikim publik nga Qeveria, thotë se mbledhja e Qeverisë  e cila ishte e paraparë të mbahet sot, nuk u zhvillua për shkak të mos pranisë së ministrave të cilët do të duhej të prezantonin pikat e renditë të ditës, të parapara për këtë mbledhje.

Njoftimi thotë se të pranishëm në mbledhje kanë qenë ministra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe parti të tjera.

Mbledhja ishte e paraparë të mbahen në orës 09:00.

Njoftimi i plotë nga Qeveria:

Prishtinë, 9 qershor 2017

Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës e paraparë të mbahet sot nuk është zhvilluar për shkak të mos pranisë së ministrave të cilët do të duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës, të parapara në këtë mbledhje.

Ndërkaq, të pranishëm në mbledhje kanë qenë ministra nga LDK-ja, PDK-ja dhe parti të tjera.