“Nuk njohim humbje”, Endrit Shala reagon pas bastisjes së hetuesve të Speciales në shtëpinë e Krasniqit

04.11.2020 10:46:39

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala, ka reaguar pasi që hetuesit e Speciales kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të UÇK-së, tani kryetar  i Këshillit Kombëtar të Nismës.

Me anë të një postimi në Facebook, Shala është shprehur i bindur në fitoren e Krasniqit në çfarëdo beteje, shkruan lajmi.net.

“Ne nuk njohim humbje. Jemi Gati. Fitimtar edhe në betejat e radhës, cilat do qofshin ato”, ka shkruajtur Shala.

Ende nuk dihet nëse ky operacion do të përfundojë me arrestimin e Krasniqit, apo vetëm me bastisje.