Nuk respektuan rregullat e lëvizjes, policia arreston 31 persona – 20 vetëm në Prizren

17.04.2020 09:16:35

Në 24-orët e fundit në Kosovë, Policia ka arrestuar 31 persona për shkak se nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë së coronavirusit.

Policia ka njoftuar se në Prishtinë janë arrestuar 3 persona, në Prizren 20, në Gjakovë 1, në Mitrovicë të jugut 4, në Mitrovicë të veriut 3.

Ndryshe, nga data 15 prill kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, qytetarëve u lejohet të dalin vetëm 90 minuta brenda 24-orëve.