Nuk të harroj e nuk ndahem !

28.01.2019 21:26:29

Pjesë nga cikli i “Letrat e tiranses dhe turjakasit

Pas vdekjes së gocës, ose qikës që i thonin në Turjakë- Sanijës, xhaxhai i Sylës dhe e gjithë familja nuk mbanin mend që kishin pasur mërzi më të madhe. Vetë plaku kish pas thënë në të pame: – Dekë më të madhe shpija jonë s`ka pas. As vëllai kur më ka vdekur, nuk jam mërzitur më shumë. Kjo ishte ni shej e vëllait tem.

Në Turjakë, të pamet, zgjatnin 3 javë deri në tre muaj kurse plaku kish thënë se t`pamet për mbesën e vëllait kam me majt 6 muaj e deri në nji matmot (motmot, vit).

Mashqve të shpisë e plakës, plaku iu kishte thënë: -nuk dua askush që vjen me më pa,  me u kthy pa bukë.

E vorrin e saj ia kish caktua te vjehrri e vjehrra dhe e kishte lënë amanet që kur të vdes, vorrin me ia maru afër mbesës e vëllait.

Tiransja, pasi kishte marrë telegramin që i ak vdekur vajza e vetme që kishte me Sulon, sa e kish lexua, i kish pas ra të fikët dhe menjëherë e kishin dërgua në urgjencë.

…….

E Syla?

Askush nuk dine gjë në Turjakë për Sylën as tash pas sa e sa vjetëve. Pasi i kishin vdekur plakut, vëllai e kunata e tash edhe mbesa, ai nuk kishte qef me folur më as për nipin, Sylën.

Priste miq e mysafirë dhe kishte qef çdo natë të kishte ndonjë mysafirë.

Nuk fliste shumë dhe pa nda pinte duhan ¨kaqak të fort, duhan Panorci e kafe të Jemenit.

Kur mbetej vetëm me djem, ndonjë natë, rrinte ulur te oxhaku me krye ulur, ofshante e nganjëherë folte nga një fjalë që djemt e nipat nuk e kuptonin por e dinin se ai mërzitej.

Vetëm ndonjë shoq i veti guxonte me i folur e me i dhënë gajret, por jo edhe djemt. Kur e qonte kryet, rrallë, sikur donte me iu tregua se jam ende gjalle këtu, të dy nipat e mëdhenj, Smajli i Brahimi i afroheshin dhe e pyesnin:- Babë, a don ujë…?

Kishin ardhur shumica e shokëve që i kishte pasur në Shalë, Drenicë e në Llap. Ish kanë me pa Ahmet Selaci, Hazir Prellovci, Avdullah Hoxha e Selim Abranxha, Lush Alia e Adem Hajdari, Mulla Alia e Sakol Bajraktari, Mstaf Rahaveci e …. Mulla Januzi.

Të gjithë, plaki i kishte ndalur nga një javë e ju kish bâ muhabet deri në fyt.

……

Megjithate për autorin e shkrimit ishte me rëndësi dhe në kërkim të asaj se çka kishte ndodhur me tiransen dhe turjakasin.

Në letrat që ai i ka kishte, vërejti momente të rënda por edhe dashuri të paparë të dy të rinjëve nga Turjaka, Sylës dhe tiranses nga Tirana.

Disa nga to, pasi i lexova, u mundova ti sistemoj dhe po i publikoj.

Tir. -E une te puthja, te puthi e dua te të …! Po… por pastaj ti doje te ngriheshe, te ikje ne Turjakë e te flisje me te tjere. E une? Unë te prisja atje ne dhome. Ku eshte Syla im tani? Pse nuk po vjen, vetem per pak?

Ku je Sulo? A je ne Turjake ?

Turjak. -Ty nuk te ndahem. Mund te bisedoj me katundaret e mi, por ti ke me qene aty. Po, une dua te jem kudo me ty. Pa ty e sidomos me ardhur ti te une, nuk e beje per as nje cmim, me e lene tiranse vete. – JO!

Tiran.- Sa i mire që je nuk me le vetem…

Turjak. -Prandaj edhe te dua e te puthi dhe me duket pake,

Tiran. -E Sulo te beje pak pushim Edhe tash por, …. eshte aty …. eshte si kuçedra tek Uji. Uji i duhet tere qytetit dhe e mban … me kujdes hyrjen.

Sulo, a të kujtohet kur ishim ne Prizren?

Ti me kenaq. Une flas çka kam ndie, perjetua e pare, Sulo …ti je i papare Nuk ka si ti.

Nuk me ka interesua te shikoj extraktin e lindjes apo … lejen e njoftimit.

Turjak. -O Sulo, do te te ha me keto që me shkruan ”Ti je per mua nje vajze e virgjer dhe sa here që të takoj ty, mendoj se eshte hera e pare e dua me ta henger …. si pjeshken.

Tiran. -Mua me tha doktoresha .. A ke lindur ti ? E une qesha shume Se i thashe qe jo vetem aq por plot me tha …

Turjak. -Ndeja me ty eshte e paimagjinueshme. Dukesh si e virgjer.

Tiran. -Sulo…ty te merr malli prandaj dua qe te me lejosh e te puth sa te dua …. te kembet e tua … deri sa te me merr gjumi.

Turjak. -”Nuk” dua te kem as …veç te puthi tiranse. Po, me merr malli per ty, nuk e mohoj por dua te puthi ty, nuk dua tjeter, e beson ti?

Tiran. –E besoj!

Turjak. -Jo tiranse, mos me beso! Une dua me shume.

Po tani u bera si ure …

Tiran. -Sulo, dua te jem aty me ty. Te dua o Sulo….te deshiroj …dua te te …!

Turjak. -. Shko tiranse, se dua te beje edhe une nje dush se jam …. i djersitur.

Tiran. -Dua te rri aty ngjitur me ty, para teje, perballe teje e poshte teje, kudo. Shko Laju! Po, por une jam lodhur, jam djersitur e jam bere uje …. Po une te dua dhe nuk mundem te rezistoj ty. Shko Sulo!

Turjak. -Them me te puthur, po çfare more: Dua edhe te … me te …. puthur e me te … henger pa pjekur, të gjalle. ”Shko”! A me beso se nuk kam deshire me te thene: SHKO ! E ku te shkosh? Dmth, ti me ikur nga une.

Tiran. – Jo mire, pune qe s’behet. More nuk iki une por ti shko Laju!

Tiran. – Tiransja ime, ti je e paster, e ndershme, e arsyeshme por mua nuk me rrihet pa ty. E pengesat jane nga te dy anet. Une te kuptoj ty. Sulo … Pengesat, ti e di…. Prandaj te dua edhe me shume pse kemi pengesa, pse nuk jemi te lire. Po, e vertete. Por me siguri. Do te te shtohej po te ishim bashke por afer, Jo ne nje shtepi. Pra si pune komshinj. Kjo me bene me te dashur ty, e ”egra” ime, he ”ta dhj … Sulon” ”po cfare dashnie e m … eshte kjo me Sulon”.

Turjak. – Po Çfare eshte kjo? Por jo me fjale ashtu. Jo ne 197… Oj tiranse, po te kujtoj ty, me malle.

…. Oj tiranse, fjalet tua per mua kane vlere.

Tiran. -E di… Prandaj nuk i harroj.

Turjak. -Ti je popullore por une ato i kam thene ashtu siç i kam ndjere.

Tiran. – Une jam e thjeshte por jam edhe e komplikuar, e kuptueshme per te gjitha moshat, gjinite dhe te tjerat por per mire gjithsesi. Une i dua njerezit megjithese i njoh dhe e di, I kupton drejt çfare mendojne e ndjejne.

Turjak. – Tiranse, ”ika” Kjo nuk do te thote: Nuk dua por jam i detyruar me ikur. Te puthi! Jam vetem deri ne mbremje. Po pate kohe, nese …. lirohesh, mund te me marresh! Tiranse, te dua!

Tiran. – Sulo, sa mire qe je vetem. Do te te marr sa here te mundem. Te dua o Sulo Turjaka!

Turjak. – Edhe une do pergjigjem, sa here qe mundem, pa keqkuptim. E thash (SA HERE QE MUNDEM). Deshirat i dim te dyte por duhet edhe ta kuptojme njeri tjetrin. Nuk besoj se kur te jesh ne banje apo kur te flasesh me miqte mund te me pergjigjesh prandaj te kuptoj.

Tirans. -Sulo dhe here pas here do te te ” rrah ” qe te kesh qendrime te mira ndaj meje Hahahahahaha. Te puth ! Ashtu sic me lutesh mua qe te te kuptoj ….une kam nje lutje per ty….me lexo me kujdes dhe mendo me te miren kur lexon.

Turjak. -Tiranse, ti je njeriu me i menqur qe kam takua, kjo sa per me ta bere te ditur por ka momente qe me vjen keq kur nje mik, ish nxenes, ish koleg apo familjare e i farefisit me shkruan disa here e une nuk mund ti pergjigjem se dua te jem me tiransen por tiransja nuk duhet te keqkuptoj. Pra kur nuk ka veta apo kohe foljesh . ..mbiemra pronore e tjere.

Tiran. – Sulo, une dua qe ti te kesh nje jete normale.

Turjak. – Dhe tiransja te jete nje vlere e shtuar po tiransja, ka te drejte: Une duhet te lexoj me kujdes e nuk duhet te gjykoj dhe nuk e kam te veshtire me kerkua falje.

Tiran. – Ne jeten tende, prandaj te kuptoj sepse une kam shumë miqesi dhe mua me duhet te kthej pergjigje megjithese me duket kohe e humbur.

Turjak. – Sier, ne aq shume duhemi sa nganjehere e humbin aresyen, krahasuar me kohen per ty. Shko! Keshtu do e kalojme kete vit oj tiranse, te gjithe te tjeret, ”miqt” nuk vlejne sa ti, per mua, u muar vesh.

Tiran. -Do i nxjerrim tymin Hahahahaha Sa i mire. Shko laju, mire e mire! Të puth !

Turjak. -Por nganjehere, koha te duket e gjate por ti ”theje akullin”, thuaj: Sulo me shkruaj ose me thirr dhe prite pergjigjen time, per kohen, kur mundem me te thirrur.

Tiran. – Ti kur iken nga 8 ore. Je i rrezikshem. Hahahahaha.

Turjak. – Te puthi e dua me henger …. pjeshken, ”nuk” dua leng pjeshke por e dua pjeshken! Po tiranse, jane shume 8 ore por nese ke parasysh orarin tim te ngjeshur kur punoj, duhet te me falesh se une shpesh te shkruaj kur jam ne mbledhje e besa edhe ne punë per çka eshte e ndalueshme. Merri parasysh edhe deshirat e dashurine por edhe veshtiresite e pengesat.

Tiran. – Kjo ishte dite e shtune. Une nuk dua te me shkruash Sepse te kuptoj kur je ne pune por edhe ne shtepi. Por 8 ore e shtune?

Turjak. -Unë ty te besoj edhe nese nuk me shkrua 3 dite. Behem merak por duhet akceptua. Ok! Une e pranova qe eshte shume 8 ore por kjo nuk ka ndodhur shpesh dhe shpresoj se nuk do te ndodh shpesh, ama nese me ndodh, ti nuk duhet te mendosh se te kam harrua ose ma Zot, me te nderrua me nje tjeter. Mundet perseri por, une vetem kur e kam te mbyllur se i shoh nese me ke shkruajt por nuk mundem me tu pergjigj dhe ti mendon se jam ne ….e nuk po dua ….

Tiran. -Jo Sulo, une jam liberale ne zemer e mendje.

Turjak. -Pastaj, ranglista, ajo nuk eshte te une se kush eshte i pari ose e para por varet, ne situata te caktuara psh kur degjoj se nje i aferm nga familja (?) e … eshte i semure ose ka vdekur …. Por, Ti je para, pergjithesisht.

Tiran. – Mua me eshte dukur si mungese respekti se ne kemi folur e pastaj ti je zhdukur. Po mos e vrit mendjen, nuk ka rregulla ne dashuri.

Turjak. – Tiranse, mos harro: Respekti per ty, per mua është sikur: Buke e kripe, uje e ajr. Ty te dua dhe respektin ti e ke nga une sikur te ishe mesuesja ime e jetes dhe nuk ke te drejte ta harrosh ose mos ta besosh por edhe une kam halle.

Tiran. – Te kuptoj dhe vetem athere, kur te ”harroj” ty, dita me shkon e mbrapsht, distanca, gjithashtu, kaq. Une nuk zihem me njerez edhe kur jam e pakenaqur e kaloj disa here e nqse nuk me pelqen, largohem nga ajo mardhenje. Une kam miq e mikesha qe vazhdojne, shkruajne nga nje kohe qe une as nuk e mbaj mend se nuk e dine se cfare ka ndodhur. Une vetem kam ikur dhe kaq. Ky eshtë stili im e kur ti mendon se te kam harrua, une merzitem. Merzitem se kam prova qe te dua.

Turjak. – Bisedat, brenda javes, me ty, brenda javes eshte: 30-40 ore, pra me shume se çdo mesatare tjeter. Une punoj 40 ore ne jave por nuk eshte kjo vetem dashuria.

Tiran. -Ne duhemi. Me bisedat tona ne kompesojme çdo gje tjeter. Se ne, kete bejme vetem Sulo …

Turjak. -Tiranse, pastaj tjetra ndodh.

Tiran. -Suloi i dashur…Shko! Gezuar! Jo! Ty nuk te harroj! Ty te dua!

Turjak. -Per ty kam respekt edhe si femer, intelektuale, por edhe si dashnore ( nese nuk e keqkupton) pasi qe kur bisedon ti, me mahnit me nivelin akademik e njohurite enciklopedike qe ke por une dua ti mesoj ty edhe ”Vetat” e peremrat vetor sepse ke mangesi ne gramatiken e shqipes (ne fonetike, morfologji e sintakse), humor.

Tiran. -Nuk besoj, jo se e kam studjuar por e ndjej.

Kam instikte te forta per shqipen. E dua shume si gjuhe.

Turjak. – Tiranse, te falenderoj per biseden e kohen qe ma fale, te jam mirenjohes! Te dua!

Tiran. – Keta jane favoritet e tu.

Turjak. – Me kete kenge dhe dy te tjera, e kane zene vendin e pare ne Evrope, ne Londer me 1966. Ka qene edhe Ansambli i Kengeve dhe Valleve nga Shqiperia (Është fjala për Salih e Friz Krasniqin, ver. aut.)

Tiran. -E mbaj mend, ne Dizhon te Frances fituan çmim te pare

Turjak. Jane kengetaret me te mire shqiptare per kenge arshikie (dashnie) dhe trimere. Keshtu thone studjuesit e folklorit.

Tiran. – Ashtu duken se kendojne pa asnje shtyse …jane burimore.

Turjak. -Ka kendua edhe Fitnete Rexha e cila, sipas Salihit ish …. çmend pas …  zërit të Salihut, jam i sigurte.

Tiran. -Ato qeflinj kengesh dashnie i shkonin deri ne fund, po ti kishe degjua ti, me te vertete ishe kenaq.

Turjak. – Athere, kufiri me Shqiper. ishte i mbyllur.

Tiran. -Salihu ishte dakord me Fitneten e cila ishte ketu 1sh. Ka vdekur me 19 …, ne moshe te thyer dhe nga semundja. Vdiste Beqir Balluku per Fitneten.

…………………………..

E mor Sulo! Te dua, shko! Te shkuan mysafiret apo kane l’shua rrenje? Te puthi krahet e kembet! Sulo!

Sapo shkuan. Hengrem e pime vere. Tani u shtriva. vetem je?

Turjak. – Te qeshesh pak, ti gatove?

Tiran. -Sigurisht.

Turjak. – Po, vetem jam.

Tiran. -Te kam thene, une di te gatuaj mire ashtu sic bej s…Ngece? Te mori njeri ?

Turjak. -Po, me mori …nga T…. Me erdhi keq mos me ia hap se flasim rralle me te. Eshte mesuese. Por i tregova se jam shume i zene dhe me pershendeti e me deshiroj gezime, fat, shendet e te mira.

Tiran. -Sulo, vazhdo… mos i nderprit!

Turjak. – Jo, tiranse une e kam krye me te. Tash dua te shkruaj ty, Ok. E fillojme? Hengre buke ?

Tiran. -Si u mesuam ne te dy. Keshtu dukemi sikur jemi tere jeten e nuk na ben pershtypje. Tiransja duhet te ishte me misterioze. A hengre ? Ku jane ata te … ?

Turjak. -Tiranse, nuk mundem pa ty. Si ta le ne vend luren e telefonit, them: Nuk do ti shkruaj kaq shpesh tiranses por ndjenjat, emocionet nuk me binden e dashuria qe kam per ty dhe prandaj te shkruaj e të thërras.

Tiran. -…keshtu ndodh edhe me mua. Ne jemi te çilter.

Turj. – Une jam vetem me tiransen.

Tiran. -Rendesi ka qe ti beje vete, me punen e tij.

Turjak. -Dhe shpesh iu them: Jemi ne vend te huaj, mendoni semundjen apo vdekjen.

Tiran. -Po kur ngelesh vetem je me ” agresiv ” Hahahaha. Mua me ke per kohen e lire e per qejf.

Turjak. -Tiranse nuk dua te them jo por per ty me merr malli.

Tiran. -Dhe kur je vetem Sulo…malli eshte si shiringe, ta kam thene nje here por nuk e pelqeve e nuk ishe dakord. Jam e bindur se po te takoheshim mbas 5 minutash do flisje per ndonje gje tjeter.

Turjak. – Tiranse, te puthi gojen! Keshtu eshte njeriu. Te puth !

Tiran. -Sulo e di qe me puth se nuk do gjera nga keto. Mua me do qe te te vij mbas avazit, po nuk te erdha, ti lodhesh.

Turjak. – Ta mbylli gojen!

Tiran. -E me puth, po dhe e mbyll prandaj je i zgjuar ti. Sepse po te ke te flasesh ty, gjithmone fiton. Hahahahahaha Ti ma le fitoren mua e une dua te ”fitoj” me shume se ti tamam, e ke me qitje te larget, hahahahaha.

Ti do 3 dite ne Shqipëri dhe kaq. Te tjerat?

Turjak. -Po, ama ti ke vlere me te madhe.

Tiran. -…une kam plot vlera por me ty … tua, ahhhhh Isha aq kollaj sa ti as vete nuk e di. Ato, nuk ka valute ne bote qe i peshon. Ehhh ka diçka qe i peshon.

Turjak. – Po qysh moj me pranove, ”He ta dhj … Sulon”!

Tiran. -Foton tende ketu. Kur të pash për herë të parë që erdhe i lodhur nga qe ¨kishe ikur nga jugosllavet ….”  e pastaj u pordh.

Turjak. – ”U pordh”?

Tiran. -Pra u rrokullis. Eshte njesoj.

Turjak. -Tiranse, je gjeniale. ” te dhj … Sulon” Une po qeshi.

Tiran. -Sulo i dashur, ti qesh. Mire e ben se edhe une qesh me ty. Kjo eshte nje histori per te qeshur se per te qare por buzqeshjet tua nuk mund ti largoj nga mendja. Kjo po me mundon. Nuk eshte ty asgje nuk te mundon se sa fillon ti ” mundohesh ” pak ….tiransja eshte aty. Pra si asnje tjeter. A ke patur ndonje tjeter aq kollaj ??? -Jo!

Turjak. – Aq buzeqeshje natyrale, lutese ke ti sa asnje aktore e Hollivudit nuk i bene si ti. Ti i ke te lindura ndersa ato, te mesuara.

Tiran. – O Sulo, o piktor, me penelata me lyen mua.

Turjak. -Tiranse, une te pershkruaj ty, si femer.

Tiran. -Sulo….une jam femer. Ti ke nje natyre shume te bukur e gazmore. E kjo eshte gjeja e pare qe jam. Une kam natyre te bute thelle e te ashper ne dukje.

Turjak. -Po, une kam kolege shefe qe jane femra por si ti nuk jane, por femra jane. Nuk e besoj me qe ti ke natyre te ashper.

Tiran. – ” Kur nuk kam pulen, ha sorren”.

Turjak. -Je ne krevat?

Tiran. -Jo Jam perballe Epirit … E atij qe e udhehiqte….

Turjak. -Tiranse, të puthi … e ta …!

Tiran. – Sulo, te puth !

Turjak. -Tiransja ime, Kisha deshirua ti kem pamjet e tua ne Tirane dhe ne P …, oh Zot cfare pamje te vinte ne fytyre. As dielli kur lind nuk e ka at bukuri. As ai nuk i puth bjeshket si ti qe me puthje e më shikoje.

Tiran. -Ti me bere mua te te dua ty… Mua me pelqeu foto tende e syte e tu por ti nuk ishe me ai ….dhe sjelljet e fjalet e tia me ben mua te te desha aq shume… Tua. Jane keto qe me pelqejne dhe jane ndryshe nga te tjerat, jo s… ani pse ai eshte i pakrahasueshem e te cmend. Pa dyshim s… eshte humbes per grate. Prandaj une kam bere s… per qejf kur me ka terhequr fizikisht.

Turjak. -Tiranse, kur ti ke pranua te flas, une kisha me te pranua ty, edhe sikur ti të ishe pa sy e vesh dhe mos ta kishe bukurine qe e pash ne fotot tua. Ishte vone. Une isha dashurua ne ty por ti me dole me e mire se sa ishe ne fotografi.

Tiran. – Rrofsh Sulo!

Turjak. -Nuk te harroj! Te dua tiranse! P. S. Pasi qe nuk je ”e lire”, a te pershendes? Te dua ! E as une nuk te harroj.. Faleminderit, e bukura tiranse! Nuk po iku, por dua qe edhe ti te kesh pake kohe te lire.

Tiran. – Sulo, ku je ?

Turjak. – Tiranse, me mori malli. Jam ne shtepi por me vinte keq me te shkruajt.

Tiran. -E di Me shkruaj…

Turjak. -Po, te shkruaj se kam deshire.

Tiran. – Sigurisht …vetem nqse ke.

Turjak. -Por nuk dua te pengoj ty tiranse, po te kisha mundur, vec me ty kisha me ndejtur. Je me …. ?

Tir. -E mbylla per nje min se erdhi afer se po flisnim per nje bilete per mua per te shkuar tek … Preva nje biletë per ne 8 nëntor. S’ka gje, te besoj shume. Po kjo eshte e verteta.

Turjak. – Sa mire, lumja ti! Une jam ketu me kete, tere kohen Tiranse, per ty, ne cdo kohe, me merr malli.

Tiran. -Sulo, une do te doja te rrija me ty pa asnje dyshim.Nuk e di.

Turjak. – E di tiranse.

Tiran. -Per tere jeten, por per gjate.

Turjak. -Edhe une, si sherbtor te kisha sherbye besnikerisht por edhe kisha deshirua qe te flem me nje krevat.

Tiran. – Por edhe une do e deshiroja qe te flija me ty ose te vija tek krevati tend cdo nate…

Turjak. -Tiranse, me ke cmend me at pamjen tende!

Tiran. – O Sulo, sa i mire je. Ti nuk plakesh. Nuk dua fare. E urrej pleqerine dhe kam frike se do te vdes shpejt. Vetem nga kjo deshire.

Turjak. – Po ti nuk din te plakesh.

Tiran. – Hahahahaha. Kjo ishte kryeveper o Sulo, o poet!

Turjak. -Oj tiransja bukuroshe.

Tiran. –  S… qe e do aq shume mamushi. Kam nje shkrim te mamase. Te kujtohet kur ti shikoja faqet? Mbrapa nje fotoje. Po Ato te prerat qe te kishte thene gjyshja.

Turjak. -Oh Zot, pse nuk te puthja me shume e me shpesh?

Tiran. -Doje te çlodheshe, hahaha. Te dua o Sulo. Ika se ky po leviz shume. Te puthi !

Turjak. -Po pasha besen, gjyshja thonte: – kush e ka nje bire te vogel ne fytyre, si ti, eshte e bukur dhe ka fat. Shko! Te puthi!

Tiran. -Kjo me pelqen qe me thua….. ! Naten!

Turjak. -Naten e mire!  Do te shkosh te flesh?

Tiran. – Jo! Edhe nata duket e gjate pa ty e jo me dita. Sapo hengra pak darke. E pashe nje film me Pablo Eskobar.

Turjak. – Te besoj dhe deshira ime dihet por dua qe te pushosh.

Tiran. – Ti e di qe genjeshtra nuk hyn tek mua. Kur me duhet ta bej, e kam te veshtire per gjera vullnetare. A pra per ato qe i zgjedh vete per detyrat, edhe genjen pak se te gjithe e bejne. Ti je i zgjedhur. Nuk je burri, pra Sulo me beson apo jo. Te dua ! Naten e mire !

Turjak. – Degjo tiranse: Nuk kam dhe nuk dua tjeter femer sepse ti je gruaja qe me ke lene aq shume mbresa, kujtime dhe me ke dhene dashuri sa qe edhe sikur te ndodh ndonje termet ne mes meje dhe teje, ti megjithate do te mbetesh MODEL e idol se si eshte nje femer komplete, me bukuri, njohuri e dije te gjithanshme. Tiranse te dua qe vec Zoti e shpirti im e din. Kjo duket si kronike e thjesht por keshtu une e ndiej per ty. Te puthi e naten e mire tiranse!

Tiran. -Te falenderoj Sulo, ke shkruajtur aq bukur sa nuk kam fjale…

Kujdes ! Te dua! Te dua !

Turjak. – Erdha ne shtepi.

Tiran. -Ti, ke pushua? Po shtrihem. Po degjoj pak muzike Jam ne krevat Po, i mora dhe jemi te gjithe duke e shikua A. Xh. Ok Te puth! Naten!

Turjak. -Tiransja ime, te puthi gishtat e dores!

Tiran. -Sa i mire. Te puth kudo ! Oh turjakasi im! Gjume te embel! Te kam zemer. Naten e mire, zemer e shpirt!

Turjak. -Mire mjes tiranse! U zgjova bukur vone sepse rash me fjetur, vone. Ty te deshiroj nje dite te mire e te mbare! Te puthi!

Tiran. – Mire mengjes Sulo ! Ka vone e vone… Mire mjesi! Sapo u zgjova Sulo,  aty je ? Te puth fort !

Tiran. – Si je oj tiranse? A ke fjetur mire? Mire …here zgjohem E fle prape, po ti si fjete?

Turjak. -Po, jam ne shtepi. Per momentin jam ne bibliot. Mire kam fjetur. E kuptoj. Ke njerez, po punon. Kafene e kam pire por kaftjall nuk kam henger.

Tiran. -Edhe une do te ngrihem te ha mengjes. E pastaj do te dal pak.

Turjak. – Po ketu jane sot e une kur ato jane ketu, une zbres ne bibliot. Shkruaj.

Tiran. -Vazhdo Sulo … Te dua !

Turjak. -Ha kaftjall dhe po shkruaj pakez e me shume po mendoj, per ty.

Tiran. – Mendo gjera gjera te bukura!

Turjak. -Tiranse, eshte mese e vertete se me ty eshte kenaqesi me bisedua por edhe mos me u pajtua por kjo nuk do te thot me u armiqesia por me debatua per tema qe ti i shtjellon aq bukur sa s’ka. Ketu, ne … debatojne por asnjehere nuk akuzojne e as nuk shahen. Ne …ka aq zhvillim sa ndjenjat i quajne primitive. Nuk kane fare gati. Me argumente e fakte e kundershtojne ta quaj kundershtarin ose debatuesin. Kane vetem sjellje njerzore.

Tiran. – Une e di se kam qene ne … e cila nuk eshte njesoj si … por eshte vend i zhvilluar.

Turjak. – Ishte para nje viti i nje akademiku kunder nje historiani nder me te njohurit ne ….i por mbaroi me kaq.

Tiran. – Zotesia e njeriut eshte te shikoje pertej vetes e te njohe kushtet njerezore. Pra psikologjikisht te njohe njeriun. Dhe debatet vijne pastaj.

Turjak. – Po ti, e dashura tiranse, mbreme kur me tregove se do te shkosh te ….ne fillim të muajit, u gezova.

Tiran. -Kur e njeh njeriun …di edhe te debatosh mire. Per çdo fushe. Te gjitha behen ne emer te njerezve. Mezi po pres te shkoj.

Turjak. -Do te kesh nje pushim por me shume aktivitete, pra pushim pune, pushim aktiv.

Tiran. -Ato jane gjeja me e mire qe i kam bere vetes dhe botes.

Turjak. -Lumja ti qe ke … te …e te dashura.

Tiran. -Sepse do te le mbrapa dy qytetare te mira e njerez te mire e te vertete.

Turjak. – E besoj por ju dukeni si me qene tri motra?  ”Tri motra” pastaj ”Tri motra, tri histori”, janë dy nga librat që kam lexua. Njeri është autor rus, autori tjetër është shqiptar.

Tiran. -Po. per tu dukur ato jane nga … vjet me te reja se une Por gjithsesi jemi shume te aferta.

Turjak. -Ato jane te bukura si ti por edhe ti i don ato. Asnjehre nuk iu ke derdh uje nga ballkoni?

Tiran.. – Jo! As qe me shkon mendja, te revoltohem me to aq shume.

Turjak. -Prandaj ato te duan moj tiranase.

Tiran. -Nena ime revoltohej me mua se motrat e mia ishin te bindura mire Sulo….po ngrihem ! Te dua ! Por njeriut i ngjajne edhe ato dhe jeta e tij ose e asaj behet me e pasur.

Turjak. – Tiranse, te dua! Une kam shume jete te pasur …cuditerisht dje po e mendoja. Shko ha mengjes e te deshiroj te gjitha te mirat! Une jam ne shtepi, gjithe diten. Nuk do te dale me ato.

Tiran. -Ok Mbase flasim ndopak mbasdite….ose shkruhemi. Po u lirove, me shkruaj e mbase edhe flasim!

Turjak. -Tiranse te puthi thembrat e kembeve!

Tiran. – Hahahahaha, une te puth kudo.

Turjak. – Faleminderit ! Hengre kaftjall? Une ende nuk kam ngrene e pushimi me iku. Te henen, javen e ardhshme filloj punën.

Tiran. -Sulo…leviz e ha kaftjall. Pushimi nuk te ka ikur .Sot eshte e merkure. Ke edhe 4 dite te plota, mos u be pesimist !

Turjak. -Tash do të ha por prita edhe pakëz. Sapo e dergova një shkrim për … e … …, me titull simbolik.

Tiran. -E ti shkruan per ta, harxhon kohen tende Me ata por ti e di me mire. Per mua, pra per opinionin tim, e ke te egzagjeruar. Nuk besoj se ka njeri tjeter si ti.

Turjak. -Ika tiranse, po shkoj po ha kaftjall. Dhe e kuptoj deri diku.

Tiran. -Por kjo tregon se e ke edhe pak me veten tende. Se me ate vete. Tere ai popull, nuk besoj se do e shpetosh ti. Ata e dine qe …nuk rri ne krye per ata sepse as ai nuk do te degjoje te shara perdite. Dhe qe … e cdo njeri qe rri ne politike apo futet ne politike, e ben per perfitimet e veta prandaj kush me shume e kush me pak, jane te tere hajdute.

Turjak. – Faleminderit e urta tiranse! Ike? Unë ende nuk jam ngjitur he “Ta dhj … Sulon”.

Tiran. -Ti the Ika sic je ashtu xhentil ndonjehere me mua. Edhe … Ata qe e krijuan ne 1810 ishin hajdutet e tjere ose kolonialiste quheshin, franceze e angleze por ata u harruan se ka 200 e ca vjet e tani duken esnafer .Tani ne Amerike ka nje pyetje .. Kush eshte hajduti me i madh , ai qe futet e vjedh nje banke apo pronari i bankes ??? Prandaj Sulo….. Mos u vreros shume per … Se ai eshte nje prej tyre.

Turjak. -Shkova tiranse! Bota plot me hajdute. Shko!

Tiran. -Te puth ! Te puthi, ku ?

Turjak. -Ku te duash Faleminderit! Bukë hëngra.

Tir. -U shtriva ne krevat. Dua me pushua e nese me merr gjumi, dua me fjetur. Te puthi zogun e kembes!

Turja. -U zgjova nga gjumi, oj tiranse me mori malli. Po ku je moj?

Tiran. -Ketu jam. Sa i mire. E merr malli edhe une kisha fjetur.

Turjak. -Si je?

Tiran. -Mire dola pak.

Turjak. -Ku je? Ne krevat, sapo u shtriva. Ti je vetem ?

Tiran. -Ok. Ne krevat, vete? (-jo?) Nuk je. Po, vetem jam.

Cfare po ben o Sulo? Kaq deshi. Iku. Kushedi se cfare pune kishte. Do hante dreke, a do te shkonte ne banje. Kishte nje diçka tjeter per te bere. Ore Sulo…. Sulo! Kishe nja 10 minuta pune. E di i lexova shkrimet e tua.

Turjak. -Jo, Sier pasi fola me ty shkova shpejt me e lene nje leter ne poste. Me fal por nuk e dita qe me shkruan.

Tiran. -Sa i mire. Nuk po te shkruaj, ne folem vetem 1 minute.

Turjak. – Por, une jam i lire perseri, e dashura tiranse. Por besoj se u çmalle per sot… Ne Kosove, thonim kur binte shi ose bore, e rruget nuk hapeshin, ndonje nevojli thonte, ”Jo shi e bore por edhe cunga nese resh, do te shkoj”. Tiranse, me ty nuk cmallem por me mire pakez se hic. Te dua!! Jam ne rruge per ne shtepi. Eshte nje fryme e ftohte. Bore nuk ka.

Tiran. -Po ne cfare poste shkove? Nuk e ke tek hyrja e shtepise? Ishe nisur per te ikur kur te mora une. Mos shkruaj rruges.

Turjak. -Jane disa si kuti qe vendosen ne cdo lagje që shkruan POSTA. Se me merdhijne, me ngrijne duart. Ok Sepse tash nuk ka si dikur poste.

Tiran. -Pra ju jeni si apartamente se bashku, si shtepi qe keni nje qender Menaxhimi.

Turjak. -Tiranse, me beso se nuk kam ikur por i bindur se nuk me shkruan, menjehere, pasi biseduam dola ne oborr dhe u nisa, nja 1000 m. larg shtepise dhe e lash nje leter. Tash ta dergoj nje foto si duket. Sa e bukur o Zot!

Tiran. – Hahahaha. Te puth ! E keshtu kishte ne … para çdo shtepije. Kjo eshte ai sandyk apo si ta quaj, ku i leme letrat.

Turjak. -Ketu brenda nates shkepet posta. Tiranse, dua te eci se po merdhij.

Tiran. – Ec! Fut duart ne xhep!

Turjak. -Tiranse, te puthi …. e …. ! Do te doja edhe ” ushtarin” ta … por … Te dua!

Tiran. -Mbaje ngrohte ushtarin! Te dua !

Turjak. -Edhe une te dua ty. Erdha e hengrem darke. …gjeta aty. Tash po pim kafe. Oj tiransja e bukur! Te puthi gishtin e vogel te kembes se djathte! Pse moj nuk po me shkruan, oj tiranse? Shkova te … por nese me shkruan, besoj se edhe une te shkruaj! Tiranse, u ktheva ne rruge, se nuk ishin aty e une nuk i kam thirr me pare, ne telef. Ti je ne krevat?

Tiran. -Kam dale.

Turjak. Je ne qytet ? Mire tiranse, kalofsh mire! Sigurisht se nuk je vetem. Te puthi gishtin e unazes, tiransja ime! Të dua shume! Tiranse, u gezova qe te ”pash”. Te dua ty ! Oj tiranse, je me e bukura. Te puthi gishtin tregues oj tiranse! Naten!

Tiran. -Naten ! Sot pata nje frike per kete P

Turjak. -Pse?

Tiran. -Shkrimet ketu, mu be nje ndjenje sikur nga … tende e u tmerrova. Me pare, atehere mbasi ike tek posta. Kujdes Sulo! Shkyej ose kalli me mire te gjitha, si une! Te puth! Naten !

Turjak. – Do te mundohem nese mundem me i kopjua dhe me i ruajt e nese nuk mundem, ndoshta edhe i fshiej, mjerisht. Eshte nje fatkeqesi e madhe por se pakut ti ende je e forte, vitale dhe shpresoj se do te marre me shume se sa deri me tash.

Tiran. -Nuk eshte nga mua por … kontrollojne … dhe kush rri e merret. Naten e mire, Sulo! Eshte me mire kur flasim nga pak. Mos ke frige! Ok Kam hallin e … Nuk dua ti shqetesoj me asgje.

Turjak. -Te puthi gishtin e trashe te dores se majte!

Tiran. -Hahahahaha. Naten !

Turjak. – Naten e mire! Gjume te embel ! P. S. Po te premtoj se pas nje jave, kam me i shkye e shlye. Fjalen kam me e mbajtur.

Tiran. -Patjeter, duhet pa emra. Ne kete boten ketu ka skandale dhe kot.

Turjak. – Te premtova. Te besoj deri ne vdekje.

Tiran. -Edhe une ty ama kam pas mendua ndryshe megjithate, ti ke te drejte.

Çfare ? Ke mendua ? Duhet me i humb, me iu fshi emrat ose me i djeg. Cfare kishe menduar ?

Turjak. -Kam mendua me i ruajt e me i qit nga nje kopje me ngjyra, letrat e te gjitha fotot por, javen tjeter, edhe pse po me dhimsem sepse po e humbi nje pjese te jetes me ty. Ka e cfare nuk ka ne ato letra: Dashuri, …..

Tiran. – E di …atje ka plot … E gjera te bukura se te ndjera por jemi te pafuqishem para ketij realiteti qe nuk e ndryshojme dot. Dhe duhet kujdes. Sot pata nje si parandjenje. Athere duhet te hjeki dore nga ajo qe kam planifikua. Kete e beje per ty ashtu qysh kam mendua me i ruajt, per ty. Duhet. Ika. Naten e mire!

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 28 janar 2018