Numër i vogël i serbëve në festën e Vidovdanit

28.06.2018 14:56:03

Në ceremoninë për festën e Vidovdanit e cila u mbajt në Gazimestan kanë marrë pjesë një numër i vogël i qytetarëve serbë.

Ceremonia përfundoi qetë, ndërkaq për mbarëvajtjen e rendit Policia kishte ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Në këtë ceremoni qytetarët serbë mbanin flamujt e Serbisë dhe brohoritnin “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në këtë ceremoni ka qenë e paraparë të jetë edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, mirëpo autoritetet shtetërore të Kosovës nuk i ka dhënë leje të hyjë në Kosovë për shkak të deklaratave nacionaliste.