Numërimi i votave është bërë gabim, Komisioni për punë të jashtme do të mblidhet sërish (Foto)

28.02.2018 12:10:01

Numërimi i votave në Komisionin për punë të jashtme lidhur me harmonizimin e Projektligjit për Demarkacionin me Malin e Zi është bërë gabim.

Në procesin e votimit në Komisionin e Punëve të Jashtme prezent ishin 10 deputetë, ku pesë prej tyre nuk kanë  marr pjesë në votim fare.

Mirëpo nga fotografia  shihen që gjashtë deputet ishin pjesë e këtij votimi.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur që Komisioni për punë të jashtme do të mblidhet sërish në ora 12:00.