Nusja dhe shtetrrethimi/ Dasmë në Elbasan, ndërhyn Policia për të shmangur grumbullimet

15.03.2020 10:42:20

 

Një çift nuk ka asnjë frikë nga koronavirusi dhe vijomn ceremoninë e martesës. Siç e shihni edhe në foto, ata kanë bërë xhiron tradicionale të çiftit përpara se të shkojnë në lokalin e prenotuar, por Policia e vënë në dijeni për këtë fakt ka ndërhyrë.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një ceremoni dasme në lagjen e romëve në afërsi të Stadiumit “Elbasan Arena”. Gjithashtu bëhet e ditur, se policia nuk ka lejuar grumbullim të personave.

Vetëm familja e ngushtë me maksimumi 10 persona është lejuar të jetë në një ambient të mbyllur, ndërsa të tjerët janë shpërndarë në zbatim të vendimit ekstrem të qeverisë si masë për mospërhapjen e koronavirusit.