Nxënësit e shkollave braktisin orët mësimore për të marrë pjesë në tubimet partiake? (Video)

01.12.2016 10:27:48

Gazetarë anonim deri te CIVIL ka dorëzuar inçizime dhe fotografi për keqpërdorimin e fëmijëve në fushata zgjedhore.

Drejtorë, profesorë dhe nxënxës prej shumë shkollave në Saraj kanë braktisur orët mësimore për të marrë pjesë në tubime me qytetarët nën organizim të BDI-së, njofton Civil.

Pavarësisht fushatës elektorale, rast për tubim ishte edhe vendosja e luleve në monumentin e Isa Boletinit, me rastin e Ditës së Flamurit shqiptar në Saraj, nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Para fillimit të takimit, është sanuar edhe hapësira e monumentit.

CIVIL në një konferencë shtypi më 28 nëntor, e cila paraqiti një raport mbi parregullsitë zgjedhore të fushatës, bëri thirrje deri te partitë politike për t’i lënë fëmijët të qetë dhe përmes tyre të mos ushtrohet presion mbi prindërit.