Obama shijon lirinë, sërf në Karaibe

07.02.2017 16:41:03

Ish-presidenti Barack Obama, i cili ka drejtuar për 8 vite Shtëpinë e Bardhë, duket se më në fund po shijon lirinë.

Obama po kalon disa ditë pushime në Karaibe me mikun e tij miliarder, Richard Branson.  Shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë janë larg mendjes së tij, i cili tashmë duket më i lumtur se kurrë.

Ai është fotografuar duke bërë sërf me mikun e tij miliarder.