O’Connell: Demarkacioni nuk mund të shkojë në Arbitrazh nëse këtë nuk e do Mali i Zi

27.09.2017 19:11:58

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se s’mund të detyrohet Mali i Zi që të dërgojë në Arbitrazh marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën.

“Po e them perseri qe ceshtja e demarkacionit eshte ceshtje bilaterale mes Kosoves dhe Malit te Zi. Dhe eshte grupi i Shengenit, e jo Bashkimi Evropian qe ka dhene kusht per liberalizimin e vizave. Britania nuk eshte pjese e grupit te Shengenit por kur dikush parashtron procesin teknik me kushte per te arritur dicka, mendoj qe reagimi me i mire eshte plotesimi i atyre kushteve. Per arbitrazhin, le te kuptojme se nuk eshte dicka qe mund te kerkohet apo te detyrohet Mali i Zi qe te shkoje ne arbitrazh. Ata kane nenshkruar marreveshje me Kosoven dhe cdo vleresim nderkombetar teknik ka thene qe nuk ka pasur gabime” (sic.), përgjigjet O’Connell ndaj pyetjes së një qytetari në profilin e tij në Facebook, nëse do të ketë mirëkuptim të BE-së për liberalizim të vizave me Kosovën, nëse çështja e demarkacionit bartet ne Gjykatën e Arbitrazhit.

O’Connell edhe një qytetari tjetër i ka thënë se arbitrazhi vlen veç kur pranojnë dy palët, pra nëse me këtë pajtohet Mali i Zi.