O’Connell: Medalja e artë e FSK-së simbol bashkëpunimi mes Kosovës dhe Britanisë

22.10.2016 22:12:22

“Urime urime! Edhe një medale e artë për Kosovën, edhe një simbol bashkëpunimi mes Kosovës dhe Britanisë”

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka uruar marrjen e medaljes së artë nga 8 pjesëtarë të FSK-së në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë ,,Cambrian Patrol’’në Wells të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas O’Connell, kjo është simbol i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë, shkruan lajmi.net.

“Urime urime! Edhe një medale e artë për Kosovën, edhe një simbol bashkëpunimi mes Kosovës dhe Britanisë”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.