O’Connell: Ndryshimi i kufijve nuk mund të ndihmojë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

27.04.2019 10:05:56
E përditshmja britanike, EuroNews ka shkruar një artikull për situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë.

Edhe pas njëmbëdhjetë vite që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, Beogradi ende refuzon ta njohë, fillon artikullin EuroNews.

Serbia vazhdon ta shikojë Kosovën si territorin e saj pavarësisht se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-të e kanë njohur atë si komb sovran, transmeton lajmi.net.

Të dy vendet kanë hyrë në bisedimet e normalizimit të marrëdhënieve në vitin 2011 e që është parakusht për t’iu bashkuar BE-së.

Falë këtyre bisedimeve, të dy shtetet kanë qenë në gjendje të zgjidhin disa nga çështjet teknike si menaxhimi i kufirit, identifikimi i duhur për komunitetin serb në Kosovë dhe të ngjashme.

Bisedimet i dhanë rrugë marrëveshjes së Brukselit 2013 e cila synonte integrimin e shumicës serbe në Kosovë, por mosmarrëveshjet ende bllokojnë normalizimin e marrëdhënieve dhe asnjë përparim i madh nuk është bërë që nga viti 2015.

Një seri pengesash gjatë dy viteve të fundit kanë bërë që bisedimet të përkeqësohen duke filluar me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq në janar të 2018-tës.

Në fund të atij viti, Kosova ngriti detyrimet doganore për importet nga Serbia në 100 për qindp asi Beogradi bllokoi Kosovën për t’iu bashkuar Interpolit.

Përveç kësaj, Kosova vendosi të rrisë forcën e saj të sigurisë në një ushtri të cilën e Serbia e sheh si kërcënim potencial dhe që mund të shkaktojë reagimin ushtarak të shtetit serb.

Por më 28 prill, presidentët e të dy vendeve do të ulen në tryezën e negociatave në një takim të organizuar nga Gjermania dhe Franca pasi bisedimet janë të pezulluara – duke tentuar të gjendet një zgjidhje konkrete për rifillimin e tyre.

Ruari O’Connell, ambasadori britanik në Kosovë ka folur në lidhje me marrëveshjen e mundshme përfundimtare midis dy vendeve, duke thënë se ndryshimi i kufirit nuk mund të ndihmojë zgjidhjen e kësaj çështje.

Ai këto komente i ka bërë për EuroNews në artikullin e të përditshmes britanike për situatën Kosovë – Serbi.