O’Connell s’flet për ndryshimin e Kodit Penal, thotë se luftimi i korrupsionit kërkon përkushtim

08.03.2018 10:38:01

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell, nuk ka dashur që të komentoj ndryshimin Kodit Penal.

Por ai tha se luftimi i korrupsionit kërkon përkushtim e të gjitha institucioneve. Në ndryshimin e Kodit Penal janë ashpërsuar dënimet për veprat penale të korrupsionit dhe të terrorizmit.

Me Kodin e ri për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar është dyfishuar dënimi nga 5 në 10 vjet.

Këto komete ai i bëri pas vizitës që ia bënë Institutit të Mjekësisë Ligjore bashkë me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.O’Connell tha se për zbardhjen e fatit të të zhdukurve duhet të bëhet mirë e madhe, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se rekrutimi i drejtorit të ri të Institutit është i rëndësishëm sepse nuk janë gjetur personat e duhur.

Sipas tij, kjo është dështim se Qeveria ka qenë e përkushtuar që të gjejë zgjidhje dhe rekrutimi të bëhet në bazë të meritës.“Nuk mund të garantoj se do të jetë zgjedhja në bazë të meritës, por pasi ka dështuar dy herë ky proces të zhvillohet në bazë të meritës. Nëse në Kosovë do të ketë rekrutim në bazë të meritës, kjo është e ardhmja e Kosovës”.