OEMVP kërkon masa konkrete nga Qeveria për zvogëlimin e dëmeve të pronarëve të bizneseve-anëtarë të OEMVP-së

01.09.2016 08:48:06

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke mbrojtur interesat e bizneseve, ka bërë vlerësimin e dëmeve në terren nga vërshimet në territorin e Hasanbegut dhe ka arritur në vlera të dëmeve të shkaktuara.

Lidhur me këtë temë, OEMVP do të propozojë masa konkrete që duhet të ndërmerren nga Qeveria për zvogëlimin e dëmeve të pronarëve të bizneseve-anëtarë të OEMVP-së.

‘Me këtë rast sot fitojmë të gjithë mediat në konferencë për shtyp, e cila do të mbahet në hapësirat e OEMVP-së në fillim në ora 11:00’, thuhet në kumtesën e Sektorit për Marrëdhënie me opinionin pranë Odës.