Ohër, e moshuara humb jetën nga zjarri

12.02.2018 13:48:18
Një e moshuar ka humbur jetën nga një zjarr që përfshiu sot në mëngjes banesën e saj në Ohër të Maqedonisë.

Zjarri është raportuar nga fqinjët e saj në orën 7:05 minuta.  Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin të penguar përhapjen e tij në banesa të tjera të pallatit.

Por për të moshuarën nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.  Gruaja është dërguar menjëherë në spitalin e Ohrit, ku është konstatua vetëm vdekja e saj. Informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për një rast aksidental dhe zjarri mund të jetës shkaktuar nga një cigare e pashuar