OKB e tronditur nga dhuna në Alepo, kërkon qasje në qytetin e rrethuar

19.11.2016 22:36:40
OKB-ja u shpreh e tronditur nga përshkallëzimi i dhunës në Siri dhe bëri thirrje për një qasje të menjëhershëm në Alepo, ku lagjet rebele në lindje janë bombarduar dhunshëm nga forcat e regjimit sirian.

“Kombet e Bashkuara janë shumë të tronditura nga përshkallëzimi i fundit i dhunës në disa rajone të Sirisë dhe u bëjnë thirrje të gjitha palëve të ndërpresin sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturave civile”, deklaroi koordinatori humanitar i OKB-së për Sirinë, Ali al-Zaatari dhe koordinatori rajonal, Kevin Kennedy.

Ofensiva mbi Alepo ka hyrë në ditën e pestë dhe vetëm sot, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga sulmet ajrore janë vrarë të paktën 27 vetë.