Operacioni fshesa te Real Madrid, ja kush janë pesë lojtarët e parë që do të largohen

17.04.2021 02:35:00

Shumë ndryshime pritet të ketë te Real Madridi për edicionin e ardhshëm, pasi disa nga lojtarët do të largohen në fund të këtij edicioni.

Klubi spanjoll ende është në garë për dy trofe të rëndësishëm, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, por që këtë edicion nuk e kanë pasur shkëlqimin e mëparshëm. Largime të mëdha pritet të ketë nga skuadra mbretërore, por të paktën pesë emra janë të sigurt se do të largohen të parët nga ‘Santiago Bernabeu’.

Mediat spanjolle kanë publikuar emrat e pesë futbollistëve të parë që do të largohen. Të parët në listë janë dy mbrojtësit braziliani Marcelo dhe anësori i djathtë Alvaro Odriozola që këtë edicion nuk kanë pasur shumë hapësira, por edhe kur kanë luajtur nuk kanë shfaqur potencialin e tyre.

Në repartin e mesfushës i sigurt është largimi i mesfushorit spanjoll Isco, që nuk pëlqehet fare nga trajnerin Zinedine Zidane. Ndërkohë edhe nga reparti ofensivë pritet të largohen së paku dy futbollistë, sulmuesi Mariano Diaz dhe uellsiani Gareth Bale.

Reprezentuesi uellsian aktualsiht është në huazim te Tottenham Hotspur, por duket se klubi londinez do të shfyrtëzoj opsionin për blerjen përfundimtare. Pesë emrat e lartëpërmendur janë të sigurt se do të largohen nga Los Blancos, por mund të ketë edhe largime të tjera