Opozita e përfundon rezolutën, nesër procedohet në Kryesi

28.08.2018 22:52:25

Policia holandeze arrestoi sot një person i dyshuar për përgatitjen e një sulmi ndaj një deputeti të ekstremit të djathtë, Geert Wilders, pasi ka shprehur dëshirën e organizimit të një konkursi karikaturash anti-islam.
Lideri populist njoftoi në muajin qershor organizimin e një konkurs të karikaturave të profetit Muhamed përpara Parlamentit holandez. Iniciativa e tij ka ngjallur një sërë polemikash.

Deputeti dhe lideri i Partisë për Lirinë (PVV), Geer Wilders njihet për qëndrimet e tij kundër islamit.

Konkursi u cilësua jo korrekt dhe provokues nga ana e kryeministrit holandez, Mark Rutte, i cili ndër të tjera u shpreh se mbështeste lirinë e të shprehurit.

Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Stef Blok sqaroi se ky konkurs nuk ishte aspak një iniciativë e qeverisë.

Në vitin 2004, regjisori dhe polemizuesi holandez, Theo van Gogh u vra në Amsterdam nga një burrë në shenjë hakmarrje ndaj njërit prej filmave të tij, i konsideruar ofendues ndaj fesë islame.