Opozita në Podujevë akuzon pushtetin për punësime të paligjshme në shkolla

02.02.2019 13:16:28

Një varg kritikash i kanë bërë këshilltarët opozitarë për gjendjen në sektorin e arsimit në Komunën e Podujevës.

Ata kanë akuzuar zyrtarët përgjegjës se kanë bërë punësime të paligjshme e shkelje të tjera ligjore.

Kanë përmendur raste të punësimit të drejtorëve të shkollave edhe si mësimdhënës duke përvetësuar nga dy paga, për punësime të mësimdhënësve në kundërshtim me ligjet në fuqi, për mungesa të shumta e për rezultat të dobët të nxënësve.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se suksesi i dobët i nxënësve është si rezultat i stafit politik në shkolla.