ORCA ankohet për 24 profesor të UP0së

13.07.2017 13:18:18

Organizata për Rritjen e Avancimeve në Arsim(ORCA) ka paraqitur një ankesë para Inspektoratit të Arsimit në lidhje me rizgjedhjene e 24 profesorëve në Universitetin e Arsimit me automatizëm.

Këshilltarja ligjore e ORCA-së, Rina Kika tha se 24 kandidatët e rizgjedhur nuk i janë nënshtruar procesit të vlerësimit siç e parasheh ligji.

Kika: ORCA ka paraqitur ankesë për rizgjedhjen e 24 profesorëve 

“Sot ORCA ka paraqitur një ankesë para Inspektoratit për Arsim në lidhje me rizgjedhjen e 24 profesorëve në Universitetin e Prishtinës të cilët janë rizgjedhur duke mos e përfillur procesin e rregullt të konkursit, pra ata dmth janë rizgjedhur me automatizëm. Gjithsej janë 17 profesorë të asocuar dhe 17 profesorë asistentë të cilët janë rizgjedhur me vendim të Senatit dhe Senati me këtë mënyrë ka shpikur një proces të ri i cili nuk është i mbështetur as në statutin e Universitetit të Prishtinës dhe as në ligjin për Arsim të Lartë“, tha Kika. 

Ajo më tej shtoi se gjatë përpilimit të ankesës kanë hasur në vështirësi në lidhje me transparencën institucionale të Senatit të Universitetit të Prishtinës për shkak se nuk i publikon vendimet e marra në mbledhjet e saj edhe pse ligjërisht është i obliguar që t’i publikojë ato.

Gramos Buçi nca nga ORCA tha se kjo organizatë do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të kundërshtuar avancimet e paligjshme.

Buçinca: ORCA do t’i kundërshtojë avancimet e paligjshme

“ORCA do t’i shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore dhe institucionale për t’ kundërshtuar avancimet e paligjshme, po ashtu ORCA do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike për ta mbrojtur interesin publik ndaj UP-së“, tha Buçinca.

Ai po ashtu kërkoi nga Qeveria e ardhshme që arsimin ta sheh si prioritet praktik,  e jo simbolik.

Lidhur me ankesën e ORCA-së të drejtuar sot në Inspektoratin e Arsimit, asistenti i ministritë të Arsimit, Faton Fetahu tha se Ministria e Arsimit nuk është kompetente për trajtimin e çështjeve me karakter  akademik  dhe zgjedhja e stafit akademik nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit.

Fetahu: Ministria e Arsimit nuk është kompetente për çështje me karakter akademik 

“Ministria e Arsimit natyrisht në bazë të përgjegjësive ligjore që ka dhe Statuti i Universitetit të Prishtinës nuk është   kompetente e çështjeve të cilat i takojnë karakterit akademik, çështja e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit, natyrisht që inspektorati do të trajtojnë këtë lëndë në aspektin e vlerësimit nëse ka pasur ose jo shkelje procedurale administrative brenda këtij procesi por sigurisht që çështjet tjera pastaj i takojnë organeve të Universitetit”, tha Fetahu. 

Ndryshe ORCA nuk ka preferuar që t’i publikojë emrat e profesorëve deri të shteren të gjitha masave ligjore, dhe pret që ditën e nesërme të mar rë përgjigje në lidhje me ankesën e dorëzuar më herët për rizgjedhjen e profesorëve të rregullt.