Organizim i kundërligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Prizren

17.09.2019 10:42:08

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, pas pranimit të informacioneve relevante për zhvillimin e veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me lojërat e fatit, ka ndërmarrë disa veprime, ku në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit janë realizuar kontrolle të lokaleve.

Aksioni policisë ka ndodhur gjatë vikendit.

Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar dëshmi të ndryshme në rastet e përmendura si në vijim:

Prizren 15.09.2019 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Janë sekuestruar katër aparate dhe 1406.5 euro para të gatshme.

Dragash 15.09.2019 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Janë sekuestruar dy aparate, dy shtëpiza kompjuteri dhe 2987.85 euro para të gatshme.

Pas realizimit të proceduarve nga Policia, janë inicuar rastet “organizim i skemave dhe bixhozit të paligjshëm” dhe dy të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës thotë se është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që çdo informacion lidhur me ndonjë veprimtari të kundërligjshme ta ndajnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që në bashkëpunim të reduktohen apo të ndalohen veprimtaritë e tilla