Organizimi i shqiptarëve në Zvicër: busavatasit themelojnë shoqatën e tyre

05.10.2016 17:57:22

Organizimi i shqiptarëve në Zvicër në shoqata po bëhen gjithnjë e më shpesh, si një shprehje e vullnetit të tyre për të bashkëpunuar dhe bashkëvepruar. Në një Lajmërim, Këshilli Nismëtar i Shoqatës “Busavata” në Zvicër, njofton opinionin dhe fton të gjithë banorët e Busavatës dhe miqtë e tyre që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet mik që të mblidhen dhe të konstituojnë këtë shoqatë dhe organet e saj, si dhe të miratojnë Statutin e kësaj shoqate.

Ky është Lajmërimi i plotë i Këshillit Nismëtar të kësaj shoqate:

“Këshilli Nismëtar i Shoqatës “Busavata” Zvicër

L a j m r i m

Këshilli Nismëtar i shoqatës “Busavata” fton të gjithë busavatasit dhe miqtë e tyre të marrin pjesë në formimin e shoqatës “Busavata” që do të mbahet me datën: 8.10. 2016 në adresën: Dübendorferstrasse 321, 8051 Zürich duke filluar nga ora:19.30 -të .

Rendi i ditës:

1.- Zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë se shoqatës prej shtatë anëtarëve

2.- Krijimi i statutit të shoqatës

3.- diskutime Presim që prezenca dhe aktivizimi i juaj të është konstruktiv dhe human. Informata shtesë: 079 632 41 15

Në emër të KN-së të shoqatës “Busavata” Zürich,

me 5.10.2016

Milazim Maliqi”