Organizohet aksion humanitar në ndihmë të skamnorëve, ja si mund të ndihmoni

08.01.2017 19:42:01
Sot me iniciativen e aktivistes Jeta Berisha, nga Prishtina së bashku me qytetarë të tjerë aktiv të shoqërisë civile, në Prishtinë, ka nisur aksioni humanitar në mbledhjen e të mirave materiale (ushqim, veshëmbathje etj.) per t’i ndihmuar familjet në nevojë në këto ditë jashtëzakonisht të ftohta dimri.

Aksionit të aktivistes Berisha i është bashkangjitur menjëherë edhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala e cila ka vazhduar aksionin dhe është përgjegjëse për mbledhjen e të mirave materiale për rajonin e Pejës.

Përveç komunës së Prishtinës dhe Pejës  aksioni tashmë ka nisur edhe në qytetin e Mitrovicës ku të gjithë ata që deshirojne të kontribuojnë mund të kontaktojnë me përgjegjësen Sanela Sadikovic.

Rajoni i Prishitnës këtë aksion do ta ketë të hapur deri neser ( e hënë) në orën 17:00, ndërsa në Pejë dhe Mitrovicë aksioni për grumbullimin e ndihmave do të jetë i hapur deri të premten në orën 17:00.

Të gjithë ju njerëz të vullnetit të mirë që dëshironi të kontribuoni sado pak me të mira materiale, tani është koha e duhur që bashkarisht t’i ndihmojmë këta persona që netet e ftohta ti kalojnë sa me lehtë.

Për tu bërë pjesë e këtij aksioni në këto tri qytete luteni të kontaktoni ne profilet e tyre zyrtare në facebook personat përgjegjës :

Jeta Berisha – për rajonin e Prishtinës

Elvana Shala – për rajonin e Pejës

Sanela Sadikovic – për rajonin e Mitrovicës.

Numri ku mund të adresoheni: 045 886 585