Organizohet Kongresi i Shkencave Juridike “JURISCONOS”, gara për studentët në ese, debate dhe video – sensibilizim

23.03.2018 17:13:06

Nën organizimin e Këshillit Studentor të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, për herë te parë mbahet Kongresi i Shkencave Juridike JURISCONKOS.

Pjesa kryesore e Kongresit është gara e studentëve në ese, debate dhe video. Ata duhet të jenë pjesë e universiteteve publike dhe ato private.

Secili prej tyre do të shkruaj një ese që lidhet me fushën e Shkencave Juridike, derisa debatet do të jenë të formatit “British Parliamentary”. Studentët që do të garojnë më Video – Sensibilizim, në mënyrë simbolike do të paraqesin situatat diskriminuese apo veprime që shkelin ligjin dhe të drejtën.

Afati i aplikimit për të interesuarit që duan të bëhen pjesë e kësaj gare në ese dhe debate, kanë filluar në datën 15.03.2018 dhe përfundojnë me 31.03.2018, derisa aplikimet për kategorinë Video – Sensibilizim kanë filluar me 15.03.2018 deri me 02.04.2018.

Shpërblimet për fituesit në të gjitha kategoritë janë:

Vendi i Parë – 150 € + set librash

Vendi i Dytë – 100 € + set librash

Vendi i Tretë – 50€ + set librash

Në faqen e mëposhtme mund t’i gjeni informatat shtesë rreth kësaj ngjarje.