Sipas të dhënave të fundit të OSHEE-së, tetë fidera janë me defekt ndërsa vijon puna në terren e punonjësve.
Pa energji aktualisht kanë mbetur pjesërisht Unaza e Re për shkak se është djegur transformatori i një prej kabinave që furnizon këtë zonë, Cërrujë në Gramsh, fshati Cemericë në Korçë, në Fier lagjet Qenas, Kastriot dhe 16 prilli, fshati Gorisht në Vlorë. Ndërsa në Kukës, pjesërisht Fajzë , Shemri , Qarr , Antenat/Has, pjesërisht Lekbibaj, Rragam, Qytet Fierzë.
Në Shkodër, Arrës, Miliska , Iballë/Puke si dhe Lagjet Dushkë dhe Zvinë në fshatin Berishë, Lagjet:Dobraç,Rus, Kiras, policia, F.N.Sh/Shkodër. Në Burrel pjesërisht lagjet Ish.Grumbullimi, Kulla Spital dhe fshatrat Plloxhan, Tomin, Pjesërisht Ish. Kom. Tomin)Ujësjellësi Peshkopi.
Energjia është rikthyer në Gostivisht të Ersekës, u vendos në punë kabina Puna 5 në Tiranë që furnizon konsumatorët pranë drejtorisë së policisë dhe fshati Gërmenj në Kavajë.
Grupet e terrenit të OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.






































