OSHEE shpërndan dhurata tek Shtëpia e fëmijës në Vlorë

27.12.2016 21:43:11

Në kuadër të festave të fundvitit, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela u ndalën në “Shtëpinë e Fëmijës” në qytetin e Sarandës.

Në kuadër të strategjisë së OSHEE-së për “Përgjegjësinë Sociale të Korporatave”, ata ndoqën nga afër dorëzimin e dhuratave për fëmijët e qendrës.

CelaPërmes ndihmës financiare, synohet përmirësimi i kushteve infrastrukturore të institucionit si dhe plotësimi i disa nevojave duke nisur nga investimi në sistemin e ndriçimit të jashtëm; pajisje elektroshtëpiake, sobë profesionale, bolier, set kuzhine.

Shtëpia e fëmijës Sarandë ofron shërbim ditor për 33 fëmijë rezidenciale dhe 8 fëmijë ditorë, një pjesë e të cilëve janë jetim.

Gjiknuri“Për shkak të bashkëpunimit të qytetarëve të pagesën e faturave të energjisë, OSHEE ka filluar të jetë sa më pranë tyre. Në këtë rast festash, kompania zgjodhi të gjendej pranë kategorive sociale që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Ju sollën ndriçimin, pajisje elektroshtëpiake, soba profesionale dhe disa dhurata. I bëj thirrje edhe të gjithë qytetarëve që të ofrojnë çfarë kanë mundësi për shtëpinë e fëmijës. Duhet të parandalojmë sjelljen e keqe tek fëmijët, të parandalojmë traumat pasi lënë pasoja për gjithë jetën”, u shpreh ministri Gjiknuri.