OSHEE: Situata energjetike në përmirësim. 90 për qind e defekteve në zonat rurale

12.11.2016 22:57:15

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë.

Sipas OSHEE, situata energjetike si pasoje e reshjeve të dendura të shiut ka ardhur duke u përmirësuar.

“Me gjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e terrenit kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes gjatë natës.  Deri 19:15, numri i fiderave me defekt është 11, ku afro 90% e linjave të dëmtuara janë në zona rurale, një pjesë ndodhen në shumë larg qendrave”,  sqaron OSHEE.

Hidrovorët dhe spitalet furnizohen normalisht me energji elektrike, përfshi edhe institucionet e rëndësisë së veçantë.

Sakaq, vijon riparimi i defekteve, dhe nga informacionet e fundit të OSHEE, ka të tjera zona që u është rikthyer energjia elektrike:

Rajoni Tiranë: Plotësisht në zonën e Paskuqanit

Rajoni Durrës: Në zonën e Zhabjakut

Rajoni Berat: Pjesërisht në zonën e Potomit /Skrapar

Rajoni Gjirokastrës: Në zonën e Janjarit/Sarandë

Rajoni Fier: Plotësisht në zonën e Levan

Zonat  ku po punohet për rikthimin e energjisë

Rajoni Tirane: Valias, Qerekë (pjesërisht), Tapizë

Rajoni Durrës: Ballaj, Kruja pjesërisht dhe Borizanë

Rajoni Elbasan: Pjesërisht Mollas /Cërrik

Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Delvinë

Rajoni Vlorë: Novoselë

Rajoni Shkodër: Zona Koman, Velipojë pjesërisht