OSHP-ja detyron Ministrinë e Infrastrukturës të bëj ndryshime në tenderin për patentëshoferë (Dokument)

13.09.2016 14:22:28

Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka marr si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Botek” për tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës “Furnizim me Softver për testim elektronik të kandidatëve për patentë shofer (e-testim)”.

Dhe në këtë rast detyron sërish Ministrinë e Infrastrukturës që tenderin për “Furnizim me Softver për testim elektronik të kandidatëve për patentë shofer (e-testim)” tw bwj ndryshime tek dosja e tenderit dhe specifikat teknike, raporton Indeksonline.

“OSHP-ja e obligon Ministrinë e Infrastrukturës që ta bëj zgjatjen e afatit për ofertim, dhe të ndryshohen kërkesat e dosjes së tenderit, konkretisht specifikat teknike pajisje “Network Switches 2 copë”, të ndryshohet dhe të përcaktohet konform nenit 28 paragrafi 7 të LPP-së dhe të njoftohen palët në procedurë me ndryshimet e mundshme”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Po ashtu kompania botek kishte bërë ankesë për të njëjtin tender duke akuzuar Minuistrinë e Infrastrukturës për shkelje të ligjit.

 

“Me datë 13 korrik 2016, ne kemi bërë kërkesën e parë për sqarime shtesë në të cilën nuk kemi marrë përgjigje, me ç’rast është bërë shkelje e nenit 53 të LPP-së. Me datë 13 korrik 2016, ne kemi bërë kërkesën tjetër për sqarime shtesë. Në këtë kërkesë tonën ne kemi marrë përgjigje jashtëligjore në të cilën autoriteti kontraktues nuk pranon të përgjigjet në kërkesën tonë për sqarime shtesë me arsyetimin se “kjo dosje e tenderit ka filluar nga janari 2016 dhe nuk duhet të jepen sqarime”, thuhet në ankesën e Botek-ut që i ishte drejtuar OSHP-së.