Osmani bën fjalimin e parë si u.d e presidentes: Shqiptarët janë viktima, Serbia ka kryer krime

05.11.2020 18:45:08

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë fjalimin e parë për qytetarë pas emërimit të saj në pozitën e u.d të presidentes.

Osmani ka thënë se në këtë kohë kërkohet lidership i fuqishëm

“Shpreh vlerësimin për të gjithë atyre që kanë treguar besim në institucionet tona dhe iu kanë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara. Beteja për shtet ndërtim, është beteja më e vështire. Kjo kohë kërkon lidership të fuqishëm. Ne kemi nevojë për solidaritet. Do të promovoj vlera, do të angazhohem që Kosova të bëhet shtet dhe ëndrrat e qytetarëve jetësohen”, është deklaruar Osmani.

Ajo ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë fort e afër njëri-tjetrit.

Gjithashtu, Osmani ka përmendur edhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Serbia ka vrarë mbi 13 mijë njerëz në Kosovë. Ne shqiptarët e Kosovës kemi qenë viktimë, Serbia ka kryer krime. Këtë duhet ta themi gjithmonë. Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe miqtë e sa”, theksoi ajo.

Ndryshe, Osmani ka pranuar sot zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, kjo ka ndodhur pasi ish-presidentit Hashim Thaçit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, ku më pas ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit.