Osmani me Covid-19, Kushtetuta nuk e parasheh një situatë kur mungon presidenti dhe ushtruesja e detyrës

19.11.2020 00:11:35

Në ditën, kur Hashim Thaçi dha dorëheqje, pozitën e tij e mori Vjosa Osmani.

Me kushtetutë, Kryetari i Kuvendit, bëhet automatikisht ushtrues detyre i presidentit.

Mirëpo edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, tashmë nuk mund të dal në punë në Presidencë.

Osmani është prekur me COVID 19 dhe detyrën e saj do të ushtroj nga izolimi.

Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh një situatë e tillë kur mungon edhe presidenti edhe u.d i presidentit.

Por cka ndodhë nëse u.d e presidentes është në pushim mjekësor më shumë se dy javë.

Megjithatë Osmani të mërkurën e ka vazhduar punën online.

Ajo mori pjesë me rastin e 20-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe me rastin e promovimit të Rrjetit Mesdhetar të Grave Mediatore – Dega në Kosovë. PAMJE TE FOTOS

Në zyrën e Osmanit i kanë thënë televizionit se gjendje shëndetësore është e mirë dhe se ajo edhe nga disantca është në krye të detyrës.

Osmani aktualisht udhëheq pozitën e kryetares së Kuvendit dhe u.d të presidentit.