Osmani uron pakicën gorane të Kosovës në ditën e tyre, 6 Majin

06.05.2020 18:38:22

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar ditën e goranëve, duke thënë se diversiteti kulturor, etnik e religjioz është mjet i rëndësishëm për promovimin e vlerave të shoqërisë.

“Diversiteti kulturor, vlerë e shoqërisë“

“Sot shënojmë 6 Majin, ditën e goranëve. Ky është një moment i veçantë për të kujtuar kontributin e këtij grupi etnik në ndërtimin e shoqërisë së Kosovës. Prandaj, ruajtja dhe promovimi i mëtejmë i kulturës, i traditave dhe i zakoneve të tyre është e rëndësishme për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, por edhe e ruajtjes së mundësisë e promovimit të të drejtave të barabarta. Në shoqëritë bashkëkohore, diversiteti kulturor, etnik e religjioz është mjet i rëndësishëm për promovim të vlerave të shoqërisë. Qytetarë të komunitetit goran, urime 6 Majin, ditën tuaj!”.