OVL e Pejës bën thirrje për protestën e nesërme për Haradinajn

20.01.2017 17:25:35

Kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog; Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Sadri Hoxha dhe Bekë Berisha, në takimin e përbashkët që u mbajt sot, morën qëndrim, që të përkrahin protestën gjithëpopullore kundër arrestimit të Komandantit të zonës së Dukagjinit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt.

Siç thuhet në njoftim, ndalimi i Komandantit nga drejtësia franceze me aktakuza të Millosheviqit është i papranueshëm, pasi që për akuza të njëjta, Komandanti Ramush Haradinaj është shpallur 2 herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

“Andaj, ftojmë Veteranët e Dukagjinit dhe mbarë Kosovës, që marrin pjesë në protestën e nesërme në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë në ora 13:00”, thuhet ndër tjerash.