OVL e UÇK-së:Gjykimi i ,,Rastiti të Kumanovës” politik dhe i monituruar

OVL e UÇK-së:Gjykimi i ,,Rastiti të Kumanovës” politik dhe i monituruar

26.05.2020 15:12:36

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është shprehur kundër dënimit të shqiptarëve në “Rastin e Kumanovës” në Maqedoni.

“Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, është e indinjuar dhe reagon kundër dënimit të pjesëtarëve të quajtur si “Rasti i Kumanovës”. Ne besojmë dhe jemi të sigurt se shqiptimi i dënimit të 7 (shtatë) djemve shqiptarë me burgim të përjetshëm dhe me dhjetëra të tjerë që u dënuan me dënime të rënda drakonike, për “fajin” e vetëm se u tradhtuan nga tradhtarët dhe nga ligjet e këtij shteti artificial, nuk është gjë tjetër veçse proces i montuar i radhës që po u bëhet shqiptarëve”, thuhet në njoftim.

“Ne si OVL të UÇK-së në Prishtinë ngrisim zërin kundër padrejtësive dhe proceseve të montuara e dënimeve politike që po u bëhen pjesëtarëve të luftërave çlirimtare të quajtur si “Rasti Kumanova.

Ne vlerësojmë se ky gjykim është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit të sotshëm në Maqedoni dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deridjeshëm”.