Pa lumturia jonë dhe rreshtimi totalitarë e ideologjik?!

04.11.2017 23:40:07

Nga Skënder MULLIQI

Kur babai dhe nëna dhe nuk kan jetë të lumtur edhe fëmijët e tyre janë të pa lumtur.Në pa lumturinë njerëzore ndikojnë shumë faktor objektiv dhe subjektiv. Asgjë në këtë botë nuk mund ti bëjë të vuajtur fëmijët sa prindërit e pa lumtur. Kjo ndikon në gjendjën emocionale të tyre , në disponimin e tyre .Fëmijët shohin gjithqka , dinë dhe përjetojnë .Dhe asgjë nuk i bën më shumë që ata të mos kan disponim të mirë, sa gjendja në familje. Sado që prindërit mundohen të gjejnë fjalë ngushëlluese të fëmijët kjo nuk kalon , nuk ka mundësi të mashtrohen .Fëmijët janë të lumtuar kur prindërit janë të lumtur. Lumturinë e tyre nuk e zëvëndësojnë as dhuratat e mira, as dalja në sheti dhe as koncertet më të mira etj. Në Kosovë si prindërit ashtu edhe fëmjët e tyre janë duke përjetuar gjendje të rënd shpirtërore , psikologjike, morale e materjale, e shumë qka tjetër .Nuk po kan përjetime të mira se shumica nuk I kan gjerat elementare për jetë. Ku ta marrin disponimin e mirë prindërit e fëmijëve të cilët po jetojnë në gjendje te veshtirë materjale ?Ku të gjejnë ngushëllim dhe si kan të bëhën të lumtur fëmijët kur I shohin prindërit duke u rropatur që ti sugurojnë ushqimin edhe për një ditë të vetme? Shumë kush këtë gjendje depresionuese është duke e paguar edhe më vdekje të para kohshme …Kemi kategorinë më te madhe shoqërore qe po përjetojnë gjera shumë të veshtira nga jeta e keqe të cilën po bëjnë, e në anën tjetër kemi politikanët tanë të sëmuar pas të mirave materjale .Kjo klasë politike hiq pa pardon po I ofendojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës më motivacion , së ata që janë kunder tyre janë kunder Kosovës dhe interesave te shqiptarëve .Këta hileqarë të cilët u ngjitën në pushtetet e pas luftës kan huqur nga mendja e tyre e shëndosh .Këta profiterë të luftës dhe të paqës janë mësuar veq më iu bë duartrokitje e paten mirë ose jo.Të gjithë ata që po marrin guximin qytetarë ti kundershtojnë po I paraqesin si kusling e qka mos tjetër. Po mendojnë së janë bër të pa prekshem .Nuk po dojnë të kuptojnë së moti kan kapituluar në politikëberje , në zhvillim ekonomik, dhe në gjithëqka që ketë vend e bën të prosperuar. Këta miopë politikë të cilët janë ngjitur në pozita të larta shoqërore nuk po pushojnë për tu pasuruar pa fundësisht .Me matrapazë politike dhe grabitqarë nuk bëhët shteti .Kjo kastë politike nuk ka dështuar vetëm në abuzime të rënda dhe të vogla.Këta nuk po dështojnë që ti rehatojnë mirë ilaket dhe militantët partiakë dhe njerëzit e para politikës .Kjo elitë politike ” gjeniale” e kan futur tash e një kohë të gjatë Kosovën në rrugë të rrezikshme .Këta po thuaj së e kan shpallë kapitulimin e shtetit të ri të Kosovës . Kapitulimi është nocion politike e ushtarakë, kur shteti apo formacionet ushtarake në kohë të luftës ose në rast të konfliktit apo edhe pas luftës, pranojnë kapitulimin para palës kundershtare , duke i shitur edhe territoret , duke u dorëzuar më njerëz dhe të gjithë pregaditjën ushtarake armikut në rrethana të caktuara. E vura këtë paralele edhe pse Kosova nuk është në luftë më Serbinë fizikisht, por së luftën e fituar kunder Serbisë më miqët tanë në botë , jemi duke e vu seriozisht në pëshore në kushte të paqës .Gjendja e keqe ekonomike- sociale shumë i ka ndryshuar gjerat.Po na ndodhin ndryshime negative të karakterit tektonik , ta quaj ashtu.Vështruar nga kendi I sotëm duket së jemi kthyer shumë mbrapa dhe ardhmeria jonë është e pa parashikueshme dhe e dyshimtë.Thënë shkurt po jetojmë në një shoqëri e cila pakica autoritare po e drejton shumicën .Ky rreshtim totalitarë , ka mbrapa edhe rreshtimin ideologjik .Kjo doktrinë e cila po instalohet gjithnjë e më shumë ,ka vu kontroll të rrept në të gjitha hallkat e pushtetit… Vetëm ata që janë në shërbim të qytetarëve janë patriotët e mirëfilltë. Askush nga ne nuk guxon për as një fije floku të humb nga shikimi pozitën jo të vaforshme në të cilën gjendemi aktualisht…Shërbimi karshi popullit bëhët kur gjerat vihen në rrugën e mbarë , e jo më rrugët qorre, më fiksione e tradhëti të ndryshme …