Pa Qeverinë, s`dihet çka do ndodhë me pagat e veteranëve

06.08.2017 20:19:16

Pagat për veteranët e luftës së UÇK-së janë të garantuara për muajin gusht, por jo edhe për muajt në vijim. Kështu ka bërë të ditur për “Indeksonline”, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se po punohet që të mos ketë probleme me pagat as në muajin shtator, deri sa të formohet Qeveria.

“Per këtë muaj janë të siguruara dhe po shikohet që të garantohen edhe për shtatorin deri sa të formohet qeveria”, ka thënë ai.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ditë më parë kishte deklaruar për “Indeksonline” se veteranët nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje sa i përket pagave.

Sipas tij, ata nuk do të rrinë duarkryq nëse ka tendenca që pagat të vonohen gjatë, apo të jepen përgjysmë.