Pacientët tani po rezultojnë pozitiv për coronavirusin vdekjeprurës pa treguar ndonjë simptomë

30.01.2020 18:35:03

Tre qytetarë japonezë që u kthyen nga Kina janë konfirmuar si të infektuar me coronavirus, me dy që nuk shfaqin ndonjë simptomë përpara se të rezultonin pozitiv. 

Pasagjerët, të cilët do të trajtohen në një strukturë të veçantë mjekësore, ishin midis 206 personave që ndodheshin në fluturimin e parë të evakuimit nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e shpërthimit.

Tre rastet e reja përfshijnë një burrë në të 50-at e tij, i cili u ankua për simptoma pas kthimit të tij dhe dy pacientë të tjerë në vitet 40 dhe 50, të cilët nuk shfaqnin simptoma, transmeton Telegrafi.

Mungesa e simptomave është shqetësuese pasi do të thotë se numri i të infektuarve mund të jetë më i lartë dhe përhapja e virusit nuk po përmbahet.

Organizata Botërore e Shëndetit do të takohet të enjten në Gjenevë për të diskutuar nëse infeksioni vdekjeprurës tani duhet të klasifikohet si një emergjencë globale.

Ministri japonez i shëndetësisë Katsunobu Kato i tha parlamentit: “Ne jemi në një situatë me të vërtetë të re”, ai konfirmoi se numri i rasteve të konfirmuara të coronavirusit në Japoni tani është në 11, përfshirë dy raste të transmetimit nga njeriu te njeriu.

Ata që kontraktuan virusin vdekjeprurës pa vizituar Kinën, përfshijnë një shofer që ka punuar me turistët kinezë në fillim të këtij muaji dhe më pas kanë zhvilluar simptomat e virusit.

Japonia zyrtarisht e njohu virusin si një “sëmundje infektive” të martën, që do të thotë shtrimi në spital i detyrueshëm dhe financimi publik i trajtimit do të jenë në dispozicion për të gjithë ata që shfaqin simptoma.