Pacolli: Gjithmonë do i kujtoj emrat e anëtarëve të familjes Jashari

05.03.2017 13:36:47

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka përkujtuar rënien heroike të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe  të familjes së tij.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka thënë se gjithmonë do t’i kujton emrat e anëtarëve të familjes Jashari.

“Sot e kujtojmë heroin tonë legjendar Adem Jashari, i cili para 19 viteve heroikisht, së bashku me familjen e tij, ra dëshmor për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Familja Jashari ka dhënë aq shumë për vendin tonë, Kosovën. Unë në këtë “print screen” kam cekur emrat, të cilët gjithmonë do t’i kujtoj. Lavdi”, ka shkruar Pacolli.