Pacolli i bindur se AKR-ja do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme të pakorruptuar

01.10.2019 22:00:30

Aleanca Kosova e Re ka shpalosur  programin e saj politik para qytetarëve të Mitrovicë.

Kreu i kësaj partie Behgjet Pacolli tha se dega e AKR-së në Mitrovicë ka pasur shumë sfida por jo me fajin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Ai para përkrahësve të shumët premtoi që do të jenë në qeveri dhe do të qeverisin pa korrupsion.

“Më vjen keq që AKR-ja në Mitrovicë ka pas disa sfida kohët e fundit, por jo me fajin e saj. Ne jemi duke paguar për shkak të sinqeritetit tonë. Ish-kryetarin unë personalit e kam sjell këtu ai ka qenë i pakontrolluar ka lëshuar fjalë premtime unë i kam qëndruar mbrapa”.

“… ne të AKR-së kemi dhënë maksimumin dhe kemi punuar me duar të pastra, nuk kam lejuar të keqtrajtohet pozicioni i ministrave nuk kam lejuar të abuzohet me besimin e qytetarëve.

“E kam shkarkuar një ministër për shkak të korrupsionit, ju garantoj se në të ardhmen ne do të jemi në Qeveri dhe me njerëzit me anës së juaj do të punojmë për të gjitha projektet që kanë qenë në pritje. Ju garantoj që vota e juaj nuk shkon në vend të gabuar, por votua e juaj e dëshmon qeverisjen e drejtë pa korrupsion”.