Pacolli i frymëzuar nga debatet presidenciale amerikane, fillon debatin me qytetarë

13.10.2016 14:46:44

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli ka filluar debatet me qytetarët në komunat e  Kosovës.

Sipas tij, rënia ekonomike, rritja e papunësisë, shtrejtimi i qmimeve dhe moskrijimi i mundësisë për një perspektivë për të rinjtë janë disa nga arsyet të cilat e bëjnë të nevojshëm një debat gjithpopullorë, transmeton fokusi.org.

Me këto debate Pacolli thotë se synon gjenerimin e një platforme programore për komunat e Kosovës.

Duket se debatet presidenciale Amerikane kanë filluar të frymëzojnë dhe politikanët e vendit tonë./Fokusi.org/