Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit për kartonin e gjelbër, sot ka bërë një postim më ndryshe në rrjetin social facebook.
Ai sot ju ka bërë thirrje shqiptarëve me banim në Kroaci që kanë të drejt vote ta votojnë kandidatin shqiptar për parlamentin kroat Idris Sulejmani, duke shtuar se zotëri Sulejmani është njeri me virtyte të larta atdhetare e kombëtare, i cili besoi që në parlamentin kroat do ti mbroj të drejtat e shqiptarëve denjësisht, ka thënë Pacolli.
Postim i plotë:
Sot kam vendosur që nëpërmjet këtij postimi t`i jap mbështetje morale njërit nga kandidatët shqiptar në Kroaci i cili ka shpallur kandidaturën për parlament, mikut tim, Idris Sulejmani, një njeri me virtyte të larta atdhetare e kombëtare, i cili besoi që në parlamentin kroat do ti mbroj të drejtat e shqiptarëve denjësisht. Me këtë rast ju bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që janë me banim në Kroaci dhe kanë të drejtë vote, ta votojnë zotëri Idris Sulejmanin sepse vota e tyre nuk do të shkoi në dëm për këtë njeri.






































