Pacolli jep një lajm të mirë për Kosovën

08.03.2018 13:11:01

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dhënë lajmin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Gambias, raporton “Zeri.info”.

Ky konfirmim i Pacollit vjen pas kërkesës së Serbisë për ta tërhequr njohjen e saj për Kosovën.

Kujtojmë se Gambia e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2009.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:  

Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Përkundër përpjekjeve dëshpëruese tê fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës po vazhdon të shënojë suksese.

Lajmi i mirë vjen nga Gambia, e përfolur dhe e shënjestruar nga kundërshtarët tanë.

Marëdhëniet diplomatike me këtë shtet do ti vendosim brenda pak ditësh duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet.

Falenderim i madh për presidentin, qeverinë dhe popullin e Gambias.

Image