Pacolli: Kemi formuar një ekip punues për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

04.01.2018 17:05:05

Ministri i Jashtëm i Kosovës,  Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka formuar një ekip punues për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pacolli ka thënë se në mesin e 11 anëtarëve të këtij grupi janë përfshirë edhe ekspertët nga shoqëria civile. Këtë e bëri të ditur gjatë mbledhjes së Qeverisë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, brenda një kohet të shkurtër Kosova edhe zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në këtë organizatë. Ka thënë se së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë duke punuar edhe për procesin e anëtarësimit në Interpol.  Ndërkohë, ka njoftuar se në javën e ardhshme do të udhëtojë për në Arabin Saudite ku do të takojë ministrin e jashtëm të këtij vendi ku do të diskutohet për këtë çështje.

Ndërkohë, në mbledhjen e Qeverisë, ministri i FSK, Rrustem Berisha ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të nxjerr vendim me anë të së cilit Presidenti i Kosovës t’ i mundëson atij nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi me Turqinë.

Kjo marrëveshje pas nënshkrimit të dy palëve do të duhet të ratifikohet edhe në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare.