Pacolli: Marrëveshja me Serbinë duhet të çojë në anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB

08.01.2019 15:00:20

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Begjet Pacolli ka folur pas takimit të ekipit negociator me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka thënë se në takim u tregua angazhimi i Kosovës ndaj procesit të dialogut, raporton lajmi.net.

Siç tha Pacolli, marrëveshja duhet të çojë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në BE-, NATO dhe OKB.

Ky është postimi i Pacollit në Twitter:

Bashkë me udhëheqësin e Grupit të Dialogut, Limaj dhe anëtarët e tjerë patëm një takim me Federica Mogherinin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Treguam angazhimin e Kosovës ndaj këtij procesi që duhet të çojë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB.