Pacolli mbledh të rinjtë e kryeqytetit, organizon grill

01.10.2017 14:18:00

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka mbledhur të rinjtë e Prishtinës në njërin ndër restaurantet në periferi të qytetit.

Së bashku me forumin rinor të AKR-së kanë organizuar grill në “Grill House”.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.